Kanceri i qafës së mitrës - detajet

Qafa e mitrës është në pjesën e ulët të uterusit (mitrës), e cila shtrihet në vaginë. Ekziston një hapje e vogël në qafën e mitrës, që quhet kanali i qafës së mitrës – e cila çon qafën e mitrës në pjesët kryesore të uterusit.

Qafa e mitrës ka shumë funksione të rëndësishme. Ajo prodhon mukozë që ndihmon spermatozoid-et për të udhëtuar deri në tubat fallopianë (tubat uterine) për të fekonduar një vezë nga vezorja. Uterus (mitra) mban fëmijën gjatë shtatzënisë. Gjatë punës, mitra hapet për të lejuar fëmijën që të lindë.

Pap testi dhe displazia

Kanceri qafës së mitrës zhvillohet në faza. Pap testet janë të rëndësishme sepse ato zbulojnë ndryshimet abnormale të qelizave që një ditë mund të bëhen kanceroze. Zbulimi i hershëm nënkupton që ato mund të trajtohen përpara se kanceri të zhvillohet. Këto ndryshime njihen si dislapzi. Pap testet nuk janë përcaktuar për të kapur kancerin, edhe pse ato ndonjëherë e bëjnë.

Pap testi

Pap testi kontrollon për ndryshimet abnormale të qelizave në qafën e mitrës në fillim të vaginës. Ai është një test skanimi që gjen shenja paralajmëruese që kanceri mund të zhvillojë në të ardhmen. Nëse janë gjetur ndryshime abnormale të qelizave, doktori mund t’ju këshillojë teste të mëtejshme për të parë nëse trajtimi është i domosdoshëm.

Pap testi është i shpejtë dhe i thjeshtë. Mjeku ose infermierja vendos tek vagina një instrument të quajtur spekulum. Kjo lejon pamjen e qartë të qafës së mitrës. Mostra të vogla qelizash janë marrë nga qafa e mitrës dhe janë vendosur në një qelq. Më pas këto janë dërguar në laborator, ku janë shqyrtuar në mikroskop. Rezultati zakonisht vjen tek infermierja ose mjeku brenda dy javëve. Pyesni se kur ju duhet të kontaktoni doktorin tuaj për t’ju njohur me rezultatet.

Pas Paptestit ju mund të keni pak gjakderdhje.

Pages: 1 2 3 4