Kanceri që zhvillohet në testikuj është quajtur kanceri testikular (kancer i testisit). Zakonisht vetëm një testikul është prekur dhe kanceri zakonisht haset në testikulin e djathtë. Nëse lihet pa u trajtuar, ai do të shpërndahet në të gjithë trupin. Dy llojet kryesore të kancerit testikular janë seminomë dhe jo-seminomë.

Kush mund ta marrë kancerit e testisit?

Kanceri testikuar numërohet në afërsisht 1% të të gjithë kancerave tek meshkujt. Ai zakonisht prek meshkujt e moshës 20-40 vjeçare. Lloje të caktuara të kancerit testikular mund të ndodhin tek fëmijët e vegjël dhe tek meshkujt e rritur.

Faktorët rrezikues

Shkaku i kancerit testikular akoma nuk është zbuluar; megjithatë, ekzistojnë shumë faktorë rrezikues të cilët janë identifikuar:

  • Testikuj të pakorrigjuar tek foshnjat ose fëmijët;
  • Një histori familjare e kancerit testikular;
  • Të paturit e një binjaku me kancerin testikular;
  • Meshkujt, mamaja e të cilëve ka marrë hormonin e quajtur DES (diethylstilbestrol) gjatë shtatzënisë për të parandaluar abort-in, mund të kenë probleme testikulare. Megjithatë, kërkuesit nuk e kanë konkluduar nëse ekziston ndonjë lidhje ndërmjet ekspozimit pre-natal të DES dhe kancerit testikular.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e kancerit të testisit?

Kanceri testikular mund të shkaktojë një sërë shenjash dhe simptomash, por mund të mos shfaqë edhe asnjë simptomë. Simptomat ndaj të cilave meshkujt duhet të kujdesen janë:

  • Një gjëndër e vogël e dhimbshme në testikuj;
  • Çfarëdo zmadhimi të testikujve;
  • Një ndjenjë rëndese në testikuj;
  • Një dhimbje e shurdhët në bark;
  • Dhimbje në testikuj ose skrotum;
  • Një ndryshim në mënyrën sesi ndihen testikujt;
  • Zmadhim ose ndjeshmëri në gjinjtë ose thimthat e meshkujve.

Pages: 1 2 3