Ndryshimet e moderuara në 5 faktorët kryesorë të jetesës mund të sjellin më shumë ndikim në zvogëlimin e vdekjeve nga kolorektali (zorrëve) sesa nga shfaqja e kancer-it, thonë hulumtuesit.

Hulumtuesit nga Mbretëria e Bashkuar thonë se ndryshimet e vogla në dietë dhe të ushtruarit mund të parandalonin gati një të tretën e kancerit kolo-rektal tek meshkujt dhe 18% tek femrat.

5 çelësat për shëndetin e mirë të zorrëve përfshijnë: uljen e konsumit të mishit të kuq dhe mishit të përpunuar, rritjen e konsumimit të frutave dhe perimeve; reduktimin e konsumit të alkool-it; të ushtruarit, dhe kontrollin e mirë të  peshës, thanë studiuesit.

Duke marrë parasysh plakjen e popullsisë, reduktimi i incidencë-s së kancerit kolorektal mund të arrihet duke reduktuar konsumin e mishit të kuq në më pak se 90 g në ditë; rritjen e frutave dhe perimeve në 400 g në ditë; të ushtruarit rreth 30 minuta 5 ditë në javë; reduktimin e alkoolit në 3 njësi në ditë për burrat dhe 2 njësi në ditë për gratë, dhe ndalimin e pirjes për obezitet-in.

Gjatë 10 viteve të ardhshme, popullsia e Mbretërisë së Bashkuar e ka të nevojshme për t’u kthyer në profilin e peshës së viteve 1980, paralajmëruan hulumtuesit.

Ndërhyrjet do të shpëtonin edhe vdekjet nga kancerat e tjerë, nga diabet-i dhe nga sëmundjet kardiovaskular-e, thanë ata.