Një teori e re po del se virusi i lopëve mund të sjellë një rritje globale në kancer-in kolo-rektal (të zorrëve).

Këto viruse mund ti mbijetojnë gatimit të butë dhe pastaj të ushtrojnë një efekt të heshtur, ndryshe e quajtur kanceroze në zorrën e njeriut, thonë hulumtuesit.

Virologji-sti gjerman Harald zur Hausen, që fitoi çmimin Nobel në 2008 për zbulimin e lidhjes së virusit të papilomë-s humane (HPV-Human Papilloma Virus) dhe kancerit të qafës së mitrës, ka riparë dëshmitë e pranishme.

Shpërndarja gjeografike e kancerit kolorektal duket të korrespondojë me rajonet me një normë të lartë të konsumit të viçit. Profesor Hausen nxjerr në pah mbivendosjen midis vendeve në rritje me konsum viçi dhe incidencë-s së kancerit kolorektal – sidomos Japonisë dhe Koresë, ku viçi i “papjekur” tashmë konsumohet shumë dhe normat e kancerit kolorektal janë dyfishuar që nga viti 1975.

Vendet me një konsumim në rritje të biftekut të mirëgatuar, siç janë vendet e Arabisë Saudite, nuk kanë parë të njëjtat rreziqe në CRC, zbuloi ai.

“Modelet globale epidemiologji-ke të incidencë-s së CRC-së e justifikojnë konsiderimin e një faktori specifik si një kontribues të rëndësishëm”, shkruan Profesor zur Hausen.