Kanceri nga celulari është në dyshim

Nuk ka të dhëna të qarta për një lidhje midis celularëve dhe kancer-it të trurit. Kjo është gjetur në një studim të madh të bërë së fundmi me të dhëna të marra nga grupe njerëzish në kohë të ndryshme.

Në një studim 10 vjeçar, kërkuesit që ekzaminuan rreth 360.000 danezë, përdorues të celularëve, kanë gjetur një total të 10,729 rasteve të tumor-eve të sistemit nervor qendror (truri dhe korda shpinore), por incidenca tek përdoruesit ishte e krahasueshme me ata që nuk përdornin celularin (BMJ 2011; 343: d6387).

Edhe kur studimi u kufizua tek personat që kishin përdorur celularin për më shumë se 10 vite, kishte diferenca të vogla në përqindjen e incidencë-s së gliomës ose mening-glioma midis atyre që përdorin celularët, krahasuar me ata që nuk ishin të ekspozuar.

Nuk ka të dhëna për marrëdhënien midis dozës së përdorimit të celularit, kohëzgjatjes së bisedave dhe numrit të rasteve të përdorimit gjatë kohës dhe tumoreve (në lidhje me atë se ku mbahet aparati celular), thanë autorët.

Një editorial që shoqëronte të dhënat, tha se studimi duhet të shikohet në kontekstin e një volumi të madh literature negative, edhe pse një studim i kryer nga Interphone në 14 shtete gjeti një rrezik në rritje të kancerit ndërmjet atyre që janë përdorues të mëdhenj të celularëve (BMJ 2011; 343: d6605).