Familjet janë trazuar nga kanceri gjirit të “gruas së shtëpisë”, por ajo shpesh prek më shumë fëmijët adoleshentë.

Në veçanti, adoleshentët mund të ndjehen të tronditur, të zemëruar dhe fajtorë për faktin që nëna e tyre ka kancerin e gjirit. Shumë ndjehen të hutuar për atë që do të ndodhë në familjen e tyre, ndërsa të tjerët do të ndjehen të izoluar dhe të harruar, duke besuar se prindërit e tyre nuk janë në dijeni, ose të pandjeshëm ndaj fatkeqësisë së tyre.

Duke vuajtur gjendjen dhe duke qenë vazhdimisht të shqetësuar, i përkeqësojnë gjërat edhe më shumë. Prindërit mund të ndihmojnë fëmijët e tyre duke i lënë që të shprehin ndjenjat – edhe pse kjo gjendje mund të jetë e dhimbshme për të gjithë.

Fëmijët, sikundër edhe të rriturit, kanë nevojë për informacione në lidhje më kancerin e gjirit, testet dhe trajtimet, prognozë-n, ato herëpashere kane “nevojë” për të patur frikë në momentet të caktuara. Injoranca e fëmijëve për kancerin e gjirit mund çojë në më shumë stres në fatkeqësinë e tyre dhe njëkohësisht vendimi nga disa prindër për të mos shpjeguar sëmundjen mund të përbëjë një fatkeqësi.

Studimet kanë treguar se shumë faktorë janë të lidhur me nivelin e stresit të fëmijës së tyre kur mamaja është e diagnostikuar me kancerin e gjirit.

  • Ashpërsia e fillimit të sëmundjes. Fëmijët janë më të stresuar kur ka një fillim të papritur të sëmundjes dhe mamaja e tyre ka një kancer të avancuar ose një sërë simptomash.
  • Niveli i stresit të mamasë. E gjithë familja është e prekur nëse mamaja është e stresuar ose në ankth për shkak të kancerit në gji.
  • Cilësia e kujdesit dhe marrëdhënia me prindin tjetër. Partnerët tashmë janë me detyra të reja shtëpiake dhe mjekësore kur një grua ka kancerin e gjirit. Duke pasur parasysh se shumë partnerë mund të jenë të shqetësuar ose të dëshpëruar, ata mund të jenë më pak “emocionalisht në dispozicion” për nevojat emocionale të fëmijëve të tyre.

Pages: 1 2