Kapsllëku

Fjala “kapsllëk” ka kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa njerëz thonë se kuptimi i saj lidhet me mosvajtjen e shpeshtë në tualet, por ky nuk është rasti. Kapsllëku nuk lidhet me sesa shpesh shkoni në tualet, po se çfarë ndodh kur ju shkoni atje.

Edhe pse shumica e të rriturve shkojnë në tualet mesatarisht një herë në ditë, çdo e shkuar nga 3 herë në ditë deri në një herë në çdo 3 ditë mund të konsiderohet si “normale”. Me plakjen, shumica prej nesh mund të shkojë më rrallë në tualet.

Kapsllëku ndodh kur kemi vështirësi në zbrazjen e zorrëve. Ajo që ne kalojmë (e njohur në mënyrë mjekësore si “jashtëqitje”) do të jetë e vështirë, shpesh kërkon përpjekje të madhe muskulare dhe dhimbje.

Kapsllëku shpesh është i lidhur me dietën dhe për pjesën më të madhe të njerëzve, problemi do të largohet me një dietë të pasur me fibra (kornflekse, fruta dhe zarzavate) dhe me pirjen e shumtë të lëngjeve.

Fëmijët me kapsllëk

Fëmijët janë veçanërisht të prirur për kapsllëk dhe kjo ndodh shpesh kur ka një tranzicion në dietë, p.sh. kur një fëmijë gjatë rritjes është duke provuar shije të reja.

Disa fëmijë do të zhvillojnë kapsllëkun kronik, me dhimbje të stomaku-t, acarim dhe një “fryrje” që është e lidhur me simptoma të barkut. Ndonjëherë fëmija do të ketë shumë “aksidente”, njollosje të të brëndshmeve të tyre me jashtëqitje të lëngshme. Prindërit mund ta ngatërrojmë këtë me diarre-në, por ajo zakonisht është për shkak të kapsllëkut.

Fëmijët duhet të kurajohen për të shkuar në tualet kur ato e ndjejnë të nevojshme, dhe jo duke e mbajtur atë ngaqë mund të jenë shumë të zënë duke luajtur me shokët e tyre.

Pages: 1 2