Kapsllëku: Çfarë duhet të dini

Kapsllëku ndodh kur përjetoni një ndryshim të zorrëve, në kohën ndërmjet lëvizjes së zorrëve. Kapsllëku shpesh shoqërohet nga sikleti në bark.

Pse unë ngel kaps?

Ju mund të ngelni kaps pasi nuk hani mjaftueshëm fibra, nuk pini mjafueshëm ujë ose nuk ushtroheni, ose sepse shpesh injoroni urgjencën e të shkuarit në tualet. Disa ilaçe siç janë vrasësit e dhimbjeve, tabletat e hekurit, antidepresantët dhe ilaçet për presionin e lartë të gjakut munden gjithashtu të shkaktojnë kapsllëkun. Përdorimi i vazhdueshëm i lakstivëve mund të ndikojë në zhvillimin e kapsllëkut.

Një arsye tjetër për kapsllëkun është që muskujt e pelvik-ut, që suportojnë fshikëzën dhe zorrët, nuk janë duke funksionuar siç duhet. Këto muskuj mund të dështojnë së pushuari, duke e bërë më të vështirë shtyrjen jashtë mocionit.

Gratë shtatzëna mund të ngelin kaps si rezultat i ndryshimeve hormonale ose sepse uterus (mitra) e tyre ushtron presion mbi zorrët.

Disa njerëz mund të kenë kapsllëk si rezultat i një gjendjeje tjetër, siç është ataku ose sëmundja Parkinson. Këto gjendje mund të prekin nervat ose muskujt e zorrëve. Depresion-i gjithashtu mund të shkaktojë kapsllëkun. Ka raste kur kapsllëku rezulton nga një problem specifik brenda vetë rektumit.

Si trajtohet kapsllëku?

  • Ngrënia e rregullt e ushqimeve të mirë balancuara dhe që përmbajnë fibra është e rekomandueshme për lëvizjen normale të zorrëve. Shëndeti Kombëtar dhe Këshilli Mjekësor i Kërkimit rekomandon të paktën 30 g fibra në ditë për meshkujt dhe 25 g fibra në ditë për gratë. Përfshini bukën e grurit, legumet, frutat dhe sa më shumë zarzavate në dietën tuaj ditore. P.sh. një mëngjes i pasur me shumë fibra (10g fibra), 2 feta bukë gruri (3–8 g),  fruta (9 gram) dhe një sasi të madhe zarzavatesh (5 gram) do të sigurojë sasinë e mjaftueshme të fibrave.
  • Pini sa më shumë ujë dhe lëngje në ditë (rreth 8 gota) por mundohuni të eleminoni alkool-in dhe kafenë.
  • Të ushtruarit çdo ditë, edhe me lëvizje të vogla, ulje dhe ngritje sa më shpesh është shumë e rëndësishme.

Pages: 1 2