Kapsllëku tek fëmijët

Kapsllëku është një problem i zakonshëm tek fëmijët, që karakterizohet nga ekzistenca e feçeve të forta, të thata, që janë të vështira për t’u nxjerrë.

Si ta di nësë fëmija ka kapsllëk?

Çështjet e feçeve janë të ndryshme në fëmijë të ndryshëm. Ka fëmijë që kanë disa dalje feces në ditë, ndërsa të tjerë një herë në dy ditë. Fakti që fëmijët nuk shkojnë në tualet çdo ditë nuk do të thotë se ata janë kaps. Megjithatë, pavarësisht se sa herë ndodh jashtëqitja, ata nuk duhet të përjetojnë shqetësime.

Disa shenja që tregojnë se fëmija mund të jetë kaps

  • Ankesa për dhimbje abdominale dhe ngërç (spazmë barku);
  • Humbje oreks-i;
  • Të përziera dhe të vjella;
  • Rënie interesi në aktivitete të zakonshme;
  • Të çara të vogla (plasaritje anale) rreth anus-it;
  • Dhimbje gjatë të dalurës jashtë dhe kur feçet janë shumë në volum;
  • Urinim i shpeshtë si pasojë e presionit në fshikëzën e urinës;
  • Ndotje e të mbathurave me feçe likuid-e.

Çfarë e shkakton kapsllëkun?

Në ndryshim me kapsllëkun tek të rriturit, kapsllëku tek fëmijët është më shumë rezultat i sjelljes se sa çrregullim ushqimor. Shkaku më i zakonshëm i kapsllëkut tek fëmijët është vendimi i tyre për të vonuar shkuarjen në tualet për jashtëqitje. Arsyet mund të jenë:

  • Të paturit e jashtëqitjeve të dhimbshme më parë;
  • Evitimi i tualeteve publike dhe i atyre të shkollës për shkak të mungesës së privatësisë, erës së keqe, mungesës së letrave higjienike ose sepse njerëzit ngacmohen me to;
  • Të qenit në ankth si rezultat i situatave stresuese si ndarja nga prindërit, lindja e vëllait ose motrës ose divorci në familje.

Kapsllëku mund të përkeqësohet edhe për shkak të mungesës së fibrave dhe lëngjeve në dietë dhe mungesës së ushtrimeve fizike. Ai mund të vijë edhe si rezultat i sëmundjeve infektive ose ilaçeve si kodein-a. Në shumë pak raste kapsllëku mund të indikojë edhe ndonjë çrregullim tjetër si p.sh. sëmundja Hirschsprung (një kondicion serioz i fëmijëve që shkaktohet nga mungesa e qelizave nervore në muret e zorrëve), anormalitetet e anusit ose helmimin nga plumbi.

Pages: 1 2 3