Këmba e atletit

Këmba e atletit është një infeksion fungal i lëkurës, që është gjithashtu i njohur si tinea pedis (infeksion mikotik i këmbës) dhe nuk shfaqet vetëm tek atletët. Infeksioni që shkakton këtë gjendje – Trichophyton, zhvillohet në zonat që janë të njoma dhe të ngrohta; në zonën në mes të këmbëve që është një zonë veçanërisht e ndjeshme. Nëse nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë skuqje dhe kruarje edhe në pjesë të tjera të trupit, veçanërisht në ije ku infeksioni ndonjëherë është quajtur si “kruarja e nyjeve” (tinea cruris). Tinea pedis zakonisht është e ripërsëritshme, pasi infeksioni mund të qëndrojë nën gishta dhe të rishfaqet kur gjëndja është e favorshme.

Shkaqet e këmbës së atletit

Infeksioni që shkakton këmbën e atletit, mund të gjëndet në dysheme,çorape dhe rroba. Veshja e këpucëve jo të mirë ventiluara dhe të çorapeve të lagura mund të shkaktojë që këmba të fillojë të zhvillojë infeksionin. Gjithashtu kjo gjendje është shumë e papërshtatshme për pjesën më të madhe të njerëzve, pasi ajo hap plagë dhe me raste infeksioni rëndohet.

Simptomat e këmbës së atletit

  • Kruarje, thumbim dhe djegie këmbe;
  • Plasaritje lëkure, veçanërisht ndërmjet gishtave dhe ndonjëherë në këmbë. Në raste të rënda ajo mund të shkaktojë gjakderdhje;
  • Gjithashtu, në raste të rënda mund të ndodhë çarja e thembrës;
  • Flluskat.

Simptomat në shkallët e avancuara

Në shkallë të avancuara mund të ndodhin disa nga simptomat e mëposhtme:

  • Lëkurë e bardhë dhe e lagësht;
  • Erë të keqe këmbësh;
  • Trashësi dhe çngjyrosje të thonjve nëse edhe ato janë të infektuar;
  • Dhimbje në zonat e infektuara;
  • Prerjet e lëkurës për shkak të flluckave.

Infeksioni fungal i thonjve (onikomikozë) mund të ndodhë edhe pa shenja ose simptoma të këmbës së atletit.

Pages: 1 2