Kujdesi për dhëmbët - Të miturit dhe fëmijët

Shëndeti i plotë i gojës së një fëmije fillon që në shtatzëninë e nënës sepse dhëmbët e bebit fillojnë të formohen para lindjes. Nëse jeni shtatzënë sigurohuni që të bëni një dietë të balancuar dhe të ushqyeshme. Në të njëjtën kohë merrni sasi të bollshme vitaminash dhe mineralesh. Për gratë shtatzëna është e rëndësishme të bëjnë një kontroll të kujdeshëm të dhëmbëve dhe të heqin çdo kavitet dhe sëmundje të mishrave.

Dalja e dhëmbëve

Dhëmbët e parë të fëmijës suaj zakonisht fillojnë të çajnë mishin në gjashtë mujorin e parë edhe pse fundi i procesit varet nga fëmija. Të gjithë 20 dhëmbët kryesorë duhet të dalin mes moshës 6 muajsh deri në 3 vjeç. Fëmija juaj do të humbasë dhëmbët e parë (të qumështit) nga mosha 6 deri në 11 vjeç.

Dhëmbët e parë të përhershëm të fëmjës suaj (molarët) dalin në sipërfaqe pas dhëmbëve të qumështit në moshën 6 vjeçare. Dhëmbët e fundit zakonisht dalin nga mosha 12 deri në 21 vjeç.

Të fillosh kujdesin e dhëmbëve për  fëmijët

Rreth moshës 6 mujore të fëmijës, doktori juaj duhet të fillojë të vlerësojë mundësinë në se fëmija juaj do të ketë probleme me dhëmbët në të ardhmen. Kjo mund të përfshijë një kontroll dentar të nënës dhe historikun e higjienës së gojës së saj, duke qenë se gjendja e dhëmbëve të saj mund të parashikojë si do jenë dhëmbët e fëmijës. Nëse doktori mendon se fëmija juaj do të ketë probleme me dhëmbët në të ardhmen, sigurohuni që fëmija të shkojë tek dentisti në datëlindjen e tij/saj të parë, ose 6 muaj pas daljes së dhëmbëve të parë. Pas vizitës së parë programoni vizita të mëtejshme çdo 6 muaj, me rekomandim të dentistit.

Ekspertët këshillojnë që kujdesi për shëndetin e dhëmbëve të fëmijës duhet të fillojë në moshën 1 vjeçare. Bebet me probleme dentare të shkaktuara nga dëmtimet, sëmundjet apo problemet me zhvillimin, duhet të kontrollohen urgjentisht nga një dentist fëmijësh (pediatrik). Këto probleme nuk janë thjesht në sipërfaqe të dhëmbëve, fëmija juaj duhet të kontrollohet dhe nga një pediatër ose doktori juaj i familjes.

Të kujdesesh për dhëmbët e fëmijës suaj

Është mirë të filloni me zakonet e shëndetshme orale para se dhëmbët e parë të dalin.

  • Prindërit dhe ata që kujdesen për fëmijët shpesh ndajnë lugën, pirunin ose mjetet e tjera të ngrënies me fëmijët. Pështyma që ju lini tek ato përmban baktere dhe mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve. Ndonjëherë bakteret mund të përçohen dhe nëpërmjet të puthurës. Ju mund të parandaloni prishjen e dhëmbëve të fëmijës suaj duke zbatuar zakone të shëndetshme orale për veten tuaj. Duke mbajtur higjienë të mirë të mishrave dhe gojës suaj, e ulni shumë mundësinë e kalimit të baktereve që prishin dhëmbët tek fëmija juaj.
  • Mos e vini të miturin apo fëmijën tuaj në gjumë me një shishe qumësht, lëngu apo çdo preparati tjetër që përmban sheqer. Sheqeri dhe acidet që përmbajnë këto lëngjë shkaktojnë prishje të dhëmbëve. Në terminologjinë dentare njihen si dhëmbët e shishes pasi dëmtohen pikërisht nga shishet që mbajnë në gjumë. Mos ia shtyni fëmijës shishen në gojë. Hiqjani shishen sapo të ketë mbaruar së ushqyeri apo kur e ka zënë gjumi. Të dhënit gji fëmijës tuaj para gjumit eshtë shumë e shëndetshme. Nxiteni fëmijën tuaj të fillojë të pijë nga një filxhan në moshën 4 deri 6 muaj.
  • Shihni nevojat e fëmijës tuaj për flor me ndihmën e dentistit, nëse uji që furnizoheni nuk përmban sasinë e duhur të florit. Për ta ditur sasinë e duhur merrni furnizuesin lokal ose kompaninë shëndetësore. Do t’ju duhet dhe të përftoni flor për fëmijën tuaj nëse përdorni ujë në shishe për të gatuar ose pirë.
  • Sasia normale e florit që i hidhet ujit të rubinetës dhe atij në shishe, është e sigurt për shëndetin e fëmijës dhe tuajin. Nëse fëmija ka nevoja shtesë për flor, dentisti juaj mund t’ju rekomandojë produkte të tjera. Përdorini ato vetëm në mënyrën që e kanë të shkruar, larg fëmijëve pasi sasitë e mëdha të florit mund të lënë njolla të zorshme për t’u hequr në dhëmbët e fëmijës tuaj.
  • Jepini fëmijës suaj ushqime të pasura në mënyrë që të ketë mishra të shëndetshëm, të zhvillojë dhëmbë të fortë dhe të shmangë prishjen e tyre. Këto ushqime përfshijnë të gjithë drithërat, perimet dhe frutat. Mundohuni të shmagni ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri, dhe karbohidratesh si pastat, të ëmblat dhe buka e bardhë.
  • Mos i jepni fëmijës suaj larës goje që përmbajnë alkool. Nëse fëmija në moshën 6 vjeçare apo më vonë ka kavitete, pyesni dentistin nëse duhet të përdorë larës me përmbajtje flori, por sigurohuni që të mos e kalojë poshtë.
  • Mbani fëmijët larg nga tymi i çigares. Tymi mund të japë përparësi prishjes së dhëmbëve, sëmundjeve të mishrave apo problemeve të tjera shëndetësore. Gjatë rritjes së tij/saj bëjani të ditur fëmijës suaj rreziqet e pirjes së duhanit apo qëndrimit pranë tymit të tij.
  • Nëse fëmija juaj thith gishtin e dorës apo këmbës ndalojeni. Nëse nuk ndalon shkoni tek dentisti.

Larja me furçë dhe pastrimi me fill dentar.

  • Lajani dhëmbët fëmijës me një një copë të butë ose pjesë nape sapo t’i dalin. Duke u shfaqur dhëmbët e tjerë filloni t’ja lani me një furçë të butë.
  • Meqë sasia e madhe e florit mund të jetë helmuese, pyesni dentistin tuaj nëse mund të përdorni pasta me pëmbajtje flori. Lajani dhëmbët fëmijës për vite me rradhë deri sa të fillojë t’i lajë vetë. (zakonisht deri në moshën 3 vjeçare). Mësojeni fëmijën të mos gëlltisë pastën e dhëmbëve.
  • Fëmija juaj duhet të mësojë t’i lajë dhëmbët vetë në moshën 3 vjeçare. Ata duhet të fillojnë t’i lajnë dhëmbët dhe natën në moshën 4 vjeçare, gjithsesi ju duhet t’i kontrolloni.
  • Jepini fëmijës një furçë të butë dhe pastë me bazë flori në sasinë e një kokër bizeleje. Inkurajojeni fëmijën t’ju shohë ju dhe familjarët e tjerë duke larë dhëmbët. Një mënyrë e mirë është ta lini t’i lajë vetë në mëngjes dhe ju t’ja lani në darkë deri sa ta përvetësojë plotësisht.
  • Filloni t’ia pastroni dhëmbët me fill dentar fëmijës suaj sapo ato të jenë të prekshme me njëra-tjetrën. Për teknikën më të mirë të përdorimit të fillit dentar dhe kohën kur duhet aplikuar tek dhëmbët e fëmijës konsultohuni me dentistin tuaj, gjithashtu se si t’ia mësoni vetë fëmijës.
  • Përdorni tableta dentare (copa të vogla që e bëjnë të dukshme pllakën bakteriale) herë pas here që të shihni nëse ka ngelur ndonjë copëz pllake (shtresë bakteriale) tek dhëmbët pas larjes. Mund t’i blini këto në çdo farmaci.
Share on Facebook16Tweet about this on Twitter0Share on LinkedIn0Email this to someone