Disa njerëz besojnë se vetëm qëndrimi ulur në klasin ekonomik gjatë një fluturimi të gjatë sjell një rrezik të lartë të DVT-së (trombozë e vena-ve në thellësi). Disa kërkime, nxjerrin si përfundim se të udhëtuarit në klasin ekonomik për një kohë të gjatë nuk shkakton DVT-në, por të qëndruarit ulur e shkakton atë.

Të dehidratuarit ose të konsumuarit e sasive të mëdha të alkool-it gjithashtu nuk e rrisin rrezikun. Megjithatë, të qëndruarit ulur pranë dritares mund të rrisë rrezikun, paralajmëruan ekspert-ët.

Ato që udhëtojnë për kohë të gjata dhe që ulen pranë dritares kanë më pak mundësi lëvizjeje. Kjo rrit rrezikun e DVT-së.

Faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e DVT-së përfshijnë çrregullimet e trombo-filisë ose DVT-të e mëparshme, të paturit e kancer-it, kirurgji-të e kohëve të fundit dhe mosha/plakja.

Obezitet-i rrit rrezikun. Të njëjtën ndikim sjell edhe të qenit shtatzënë dhe estrogjenet që merren nga kombinimi i kontraceptivë-ve oral, treguan studimet.

“Në anën tjetër, udhëzimet sugjerojnë se nuk ka prova për të mbështetur definitivisht se … ulja në klasin ekonomik (në krahasim me uljen në klasin e biznesit) rrit rrezikun për zhvillimin e një DVT / PE që rezulton nga fluturimet në distancë të gjatë”.

Mjekët këshilluan që personat me rrezik të rritur, të cilët kanë për të udhëtuar për 6 orë ose më shumë mund të zvogëlojnë rrezikun e tyre duke ecur shpesh përreth, duke streçuar muskujt. Aspirina nuk rekomandohet për përdorim, thanë ata.