Këshilla për shëndetin e gojës për bebet

Edhe pse mund t’iu duket si e egzagjeruar, mirëmbajtja e shëndetit të gojës është e rëndësishme të fillojë që në vegjëli dhe gjithashtu brumosja e një edukate për përkujdesjen oral-e. Këtu do të gjeni disa këshilla se si ti mbroni kicat e fëmijës tuaj.

  • Për të pakësuar irritimin e dhëmbëve jepini bebes një zile dhëmbësh për ta kafshuar;
  • Mos i jepni pije të sheqerosura nga shishet sepse shkaktojnë kalbëzim. Vendoseni mirë biberonin në shishe nëse fëmija ka nevojë për ujë përpara marrjes së ushqimit dhe përdorni më parë ujë të freskët të zier;
  • Pas ushqimit për të parandaluar kalbëzimin e dhëmbëve, pastroni dhëmbët e fëmijës me një copë të lagur. Pas moshës 8 muajshe filloni t’i jepni ujë me kupë sepse kjo redukton rrezikun e kalbëzimit, që sjellin sheqernat që janë në kontakt me dhëmbët;
  • Mësojini fëmijës larjen e gojës sa më shpejt që të jetë e mundur sapo t’i dalin dhëmbët. Meqenëse bebet nuk janë në gjendje që të kontrollojnë gëlltitjen, duhet të përdoret një sasi e vogël e pastës së dhëmbëve për fëmijë me fortësi të ulët fluoridi;
  • Në moshën 18 muajshe çojeni fëmijën tek dentist-i familjes për kontroll, në mënyrë që kjo vizitë të fillojë të bëhet si rregull që duhet ndjekur gjithmonë.