Këshillat e kujdesit dentar për parashkollorët
  • Duhet të lani dhëmbët e fëmijës tuaj dhe ti kurajoni ato që të mësojnë për t’i larë dhëmbët në mënyrën e duhur, duke përdorur një sasi të vogël paste dhëmbësh.
  • Më e rëndësishme, është shmangia e vakteve dhe pijeve të ëmbla ndërmjet të ngrënit. Mundësitë për prishjen e dhëmbëve janë të lidhura në mënyrë direkte me sasinë e rasteve të ushqimeve të ëmbla që janë në kontakt me dhëmbët.
  • Kërkoni këshillën e dentist-it pa vonesën më të vogël nëse dhëmbët e fëmijës tuaj dëmtohen.
  • Nëse dhëmbët e qumështit kanë rënë, mos u mundoni që t’jua zëvendësoni ato menjëherë. Çojeni fëmijën tuaj tek dentisti.
  • Në ditët e sotme, dentistët përqendrohen në parandalimin e sëmundjeve dentare. Pyeteni dentistin tuaj sesa shpesh fëmija juaj ka nevojë për kontrolle në mënyrë që problemi të përcaktohet menjëherë duke lejuar në këtë mënyrë dentistin që të parandalojë nevojën për mbushje.