• Faktori i kremit mbrojtës  (SPF 30+) dhe balsami i buzëve janë elementë esencialë për efektet e fuqishme të djegie-s nga dielli. Por mbani mend, asnjë krem nuk mund t’ju mbrojë nga çdo rreze dielli, kështu që përdoreni atë në kombinim me rroba mbrojtëse, kapele dhe syze. Duhet të rrini në hije dhe të mos rrini jashtë në mesin e ditës;
    • Aplikoni kremin mbrojtës të paktën 20 minuta përpara se të dilni jashtë dhe riaplikojeni të paktën çdo dy orë. Nëse jeni duke notuar ose duke u ushtruar, duhet të përdorni kremrat e djellit që janë rezistente ndaj ujit, dhe ta riaplikoni atë më shpesh, pasi gjatë aktiviteteve ajo mund të largohet;
    • Tregohuni të kujdesshëm për të përdorur mjaftueshëm krem mbrojtës–një i rritur duhet të përdorë gjysmën e një luge çaji për fytyrën, veshët dhe qafën dhe të paktën një lugë çaji për duart dhe këmbët, ashtu sikundër edhe për shpinën dhe pjesën e përparme të trupit;
    • Kremi i diellit nuk duhet të përdoret si një mënyrë për rritjen e kohës ndaj të qëndruarit në diell–kjo mund të rrisë rrezikun e kancer-it të lëkurës;
    • Vendosni syzet që përthithin rrezet UVA dhe UVB;
    • Vishni rrobat me ngjyra të çelura që mund të mbulojnë sa më shumë  që të jetë e mundur lëkurën; Pëlhurat ofrojnë mbrojtjen më të mirë nga dielli. Sa më pak diell që të kalojë nëpër rroba aq më e madhe është mbrojtja e lëkurës. Mbulimi i krahëve është aq i rëndësishëm sa çështë edhe mbrojtja e fytyrës dhe qafës;
    • Shmangni ekspozimin direkt në mesin e ditës kur rrezet e diellit janë më të forta. Duhet të shmangni të qëndruarit jashtë ndërmjet orës 11 dhe 15 apo ndërmjet orës 10 dhe 14;
    • Mbani mend se sipërfaqet siç është uji, rëra dhe çimento reflektojnë rrezet ultraviolet. Mund të digjeni edhe nëse jeni ulur në hije;
    • Mos ekspozoni fëmijët më të vegjël se 6 muajsh ndaj rrezeve të diellit pasi lëkura e tyre është shumë e ndjeshme dhe mund të dëmtohet lehtë;

Faqja: 1 2