Këshillë për foshnjat kureshtare për telefonat celularë

Pyetje: “Fëmija im gjashtë muajsh duket se është i fiksuar pas telefonit tim celular dhe do të luajë me të. A duhet ta lejoj?”

Fëmijë i mençur! E ka kuptuar që në telefonin tuaj shikon mjaft gjëra interesante, kështu që natyrisht dëshiron të luajë me të, por këshilla më e mençur do të jetë që ai është tepër i vogël tani për këtë “lodër”. Ju mund të pyesni përse, veçanërisht kur shumë aplikacione në të janë të kuptueshme edhe për vogëlushët. Më poshtë do të gjeni disa arsye:

Telefoni juaj mbart mikrobe. Edhe në qoftë se ju i lani duart siç duhet, ju ende transportoni baktere dhe papastërti në telefonin tuaj kur e përdorni, kur ia jepni një shoqes tuaj, kur e hidhni në qesen ku keni pelenat. Në një studim britanik, studiuesit gjetën baktere në 92% të telefonave celularë që kontrolluan. Edhe më keq, një në gjashtë telefona ishin të kontaminuar me E.colibacteria (me fjalë të tjera material nga jashtëqitjet), që mund të shkaktojnë probleme serioze të stomaku-t (ndoshta edhe kërcënuese për jetën e një foshnje). Viruset si ai i gripit, mund të jetojnë në disa sipërfaqe për një ditë e më shumë. Dhe meqenëse foshnjat eksplorojnë me gojë, përse t’i ekspozohemi rrezikut?

Foshnjat nuk mund ta kontrollojnë veten e tyre. Në qoftë se telefoni juaj celular është një linjë komunikimi, mos e lini atë në duart e një foshnje që ende po mundohet të zotërojë aftësinë e mbajtjes së objekteve. Foshnja mund ta mbulojë atë me jargë ose ta hedhë poshtë. Një tjetër këshillë: përdorimi i instrumenteve të teknologjisë së lartë mund të jetë formues i zakoneve, pra mendoni pak për këtë: A dëshironi që foshnja juaj ta ketë këtë zakon në këtë moshë? Pasi të mësohet me të, ajo do të dojë që ta rrëmbejë atë çdo herë që do ta shikojë.

Pages: 1 2