Klamidia shpesh nuk ka simptoma

Çfarë është Klamidia?

Klamidia është një sëmundje seksualisht e transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases) e shkaktuar nga bakteri Chlamydia trachomatis. Ajo prek meshkujt e femrat dhe përhapet nëpërmjet kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një person të infektuar.

Cilat janë pasojat e Klamidias?

Një problem i madh me klamidian është që ajo shpesh nuk shfaq simptoma dhe nëse lihet pa zbuluar dhe pa trajtuar mund të ndodhin komplikacion-e. Njerëzit që kanë klamidia munden akoma të transmetojnë infeksionin edhe nëse ato vetë nuk kanë simptoma.

Kur simptomat shfaqen, ato zakonisht bëhen të dukshme ndërmjet ditës së 4 dhe të 28 pas kryerjes së marrëdhënies seksuale me një person të infektuar. Gratë me klamidia mund të vënë re ndryshime në periodat e tyre, si: gjakderdhje ose dhimbje gjatë ose pas seksit, dhimbje gjatë urinimit, dhimbje barku ose ndryshime në shkarkimet vagina-le.

Gratë me klamidia të patrajtuar, janë në rrezik të komplikacioneve, siç është: sëmundja inflamatore e pelvik-ut, dhimbje kronike të pelvikut, shtatzënia ektopike (në të cilën shtatzënia zhvillohet jashtë uterusit, si në tubat fallopianë) dhe infertilitet, si rezultat i infeksionit në tubat fallopianë (tubat uterine).

Meshkujt me klamidia janë në rrezik të infeksionit që mund të rezultojë në: ënjtje dhe në lëndim të testikujve, shkarkim nga uretra mashkullore (tubi në të cilën ndodh urinimi), vështirësi në urinim ose dhimbje gjatë urinimit.

Kryerja e seksit oral ose anal me dikë që është i infektuar, mund të rezultojë në infeksionin e rektumit, duke shkaktuar dhimbje dhe shkarkim të qelb-it ose mukus-it.

Gratë shtatzëna që janë të infektuara mund t’a kalojnë infeksionin e tyre gjatë lindjes tek fëmija, gjë e cila mund të sjellë zhvillimin e pneumoni-së tek fëmija.

Si mund t’a di nëse kam Klamidia?

Nëse ju nuk keni simptoma, por jeni të shqetësuar që ju mund të keni klamidia, flisni me mjekun tuaj. Në pjesën më të madhe të rasteve, mjeku mund të bëjë një analizë urine për të testuar infeksionin.

Çfarë duhet të bëj nëse jam diagnostikuar me Klamidia?

Pages: 1 2