Koha e daljes së dhëmbëve dhe e rënies së tyre tek fëmija juaj

Madje edhe para se foshnja juaj të jetë lindur, kicat e dhëmbëve fillojnë të shfaqen tek mishrat. Atëherë është koha që të dalin në dukje perlat e bardha. Më pas është koha kur dhëmbët e fëmijës bien dhe çelin rrugën për dhëmbët e përhershëm.

Kini parasysh se këto janë disa udhëzime të përgjithshme. Është normale që dhëmbi i parë i fëmijës tuaj të dalë në dritë tre muaj e deri pas ditëlindjes së tij të parë.

Foshnja

4 deri 7 muajsh: Diapazoni i zakonshëm është 4-10  muaj. Fillon dalja e dhëmbëve. Mishrat e dhëmbëve tek foshnja juaj mund të  enjten dhe skuqen kur dhëmbët dalin mbi mishrat.

8 muajsh: Diapazoni i zakonshëm është 6-10 muaj. Shpërthejnë dhëmbët e parë, zakonisht poshtë në mes. Këta dy  dhëmbë mbërrijnë pothuaj në të njëjtën kohë. është fakt që dhëmbët e poshtëm zakonisht dalin para dhëmbëve të  sipërm.

10 muajsh: Diapazoni i zakonshëm është 8-12 muaj. Dalin dhëmbët e sipërm në mes dhe vajzave zakonisht u dalin dhëmbët para djemve.

11 deri 12 muajsh: Diapazoni i zakonshëm është 10-16 muaj. Dhëmbët e poshtëm në krah të dhëmbëve të mesëm fillojnë të shfaqen. Dhëmbët zakonisht dalin me çifte, një në të majtë dhe  një në të djathtë.

Fëmija që ecën

12 muajsh: Diapazoni i zakonshëm është 9-13 muaj. Dhëmbët e sipërm në krah të dhëmbëve të mesëm fillojnë të  shfaqen.

Flamur i kuq: Në qoftë se foshnja juaj nuk shfaq asnjë shenjë  të ndonjë dhëmbi në ditëlindjen e tij të parë, përmendjani këtë  mjekut tuaj (por mos u alarmoni, disa fëmijë nuk kanë asnjë  dhëmb deri disa muaj pas ditëlindjes së tyre të parë dhe nuk  kanë ndonjë problem).

15 muajsh: Diapazoni i zakonshëm është 13-18 muaj. Dalin dhëmballët e para poshtë dhe lart pothuaj në të njëjtën  kohë. Dhëmbët e parë ose dhëmbët e foshnjave  janë më të shkëlqyeshëm dhe më të bardhë dhe më të vegjël  se sa dhëmbët e përhershëm.

18 muajsh: Diapazoni i zakonshëm është 16-22 muaj.  Dalin lart dhe poshtë dhëmbë mprehtë e me majë të quajtur të  qenit.

Pages: 1 2