Kokaina rrit ataket e zemrës dhe infarktin e të rinjve

Ataket e zemrës dhe angina e pastabilizuar (sindroma akute koronare) tek të rinjtë po bëhet gjithmonë e më e zakonshme në një hapësirë mbarë botërore. Kjo shkaktohet nga përdorimi i kokainës, paralajmërojnë ekspert-ët.

Dr. Gordian Fulde, kreu i shërbimeve të urgjencës në Spitalin St. Vincent në brendësi të qytetit Sidnei, tha se ai ishte duke parë ngjarjet kardiovaskular-e në pacientët e rinj “shumë herë në javë”.

“Shumica e të rinjve  me të cilët merremi, në rastet e përdorimit të kokainës, vihet re se zemrat e tyre nuk janë aq të sëmura, pra ato zakonisht vijnë për dhimbje të kraharorit, dhe kur ne bëjmë analiza gjaku për trompon (një substancë kimike që lëshohet gjatë një ataku zemre) … shohim se ajo është rritur, pra ata kanë dëmtime të muskulit të zemrës”, tha ai.

“Nuk është vetëm zemra-ne kemi parë njerëz me infarkt-e edhe në fazat e fundit të adoleshencës dhe në fillimet e moshave 20…  njerëz që kanë pasur infarkte të vogla prej përdorimit të kokainës”.

Ai ka komentuar në një studim që tregon se 22% e pacientëve të moshës nën 50 vjeç të cilët janë paraqitur me sindromën akute koronare në një spital të Barcelonës në vitin 2008 kanë përdorur kokainën, krahasuar me 7% në vitin 2001.

Pacientët më të rinj gjithashtu kanë pasur lëndim të madh të muskujve të zemrës dhe komplikime më të shpeshta në krahasim me jo-përdoruesit e kokainës me sindromën akute koronare, kanë raportuar autorët.

Proporcioni i sëmundjeve të zemrës dhe infarkteve nga përdorimi i kokainës ishte shumë më pak në Australi, në më pak se 5% deklaroi Dr.Fulde.

“Është ende i vogël shkaku i sindromës akute koronare megjithëse ka më shumë kokainë rrotull, dhe më shumë kokainë po përdoret”, tha ai.

“Kisha një pacient këtë mëngjes i cili kishte marrë gati 1 gram kokainë, e cila në të vërtetë është një masë e madhe”.

Dr. Aleks, drejtor i spitalit “Për shërbimin ndaj drogë-s dhe alkool-it”, tha se ishte çështje debati nëse përdorimi i kokainës po rritej në Australi.

Pages: 1 2