Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (ERCP)

Është një investigim i përdorur për të parë fshikëzën e tëmthit, kanalet e bilës, pankreas-in dhe kanalin e pankreasit. Po ashtu mund të kryhen operacione të vogla kirurgjik-ale gjatë kësaj procedure.

Zakonisht ju duhet të merrni qetësues të lehtë para procedurës ambulatore dhe pak do t’ju kujtohet nga e gjithë kjo ngjarje.

Si kryhet testi?

Mjeku fut një endoskop, një tub të gjatë, të hollë elastik me një dritë në skaj, në ezofag-un tuaj, nëpër stomak dhe në duoden. Pastaj mjeku shikon përmes endoskopit për të gjetur papilën e duodenit. Kjo është pika ku kanali i pankreasit dhe kanali i bilës i zbrazin sekrecionet e tyre në duoden.

Pasi e gjen papilën e duodenit mjeku kalon një tub të vogël plastik të quajtur kateter nëpër endoskop dhe e përdor atë për të injektuar një bojë speciale në kanalet e pankreasit dhe të bilës. Boja speciale është një lëndë kontrasti që shfaq me anë të rrezeve X pamjet që regjistron mjeku. Rrezet X mund të bëjnë të dukshme gurë-t e tëmthit ose bllokimet në kanalin e bilës dhe të demonstrojnë ngushtimin apo bllokimin e kanalit të pankreasit.

Gurët e tëmthit

Në qoftë se me anë të rrezeve X shfaqet një gur i tëmthit në kanalin e bilës, mjeku mund ta largojë gurin duke futur një instrument të vogël nëpërmjet endoskopit dhe duke bërë një prerje në muskulin që rrethon hapjen e kanalit (sfinkterektomi). Guri largohet nëpër prerje dhe futet në një shportë të vogël ose lihet të kalojë nëpër zorrë. Shporta largohet duke e tërhequr atë me anë të endoskopit.

Bllokimet dhe ngushtimi

Rrezet X mund të tregojnë një ngushtim (të quajtur strukturë) ose bllokim të një kanali, i cili pengon rrjedhjen e lirë të bilës. Në këto raste, mjeku mund të jetë në gjendje të fusë një pajisje të quajtur stendë me anë të endoskopit. Stenda është një tub i ngushtë plastik që futet në kanal për ta mbajtur atë të hapur dhe për të lejuar kalimin e bilës përmes kanalit për në zorrë në rrugë normale.

Biopsia

Pages: 1 2