Kolesteroli: Cili është objektivi juaj?

Kolesterol-i është një tip yndyre i gjetur në gjak. Edhe pse është i nevojshëm për jetën, kolesteroli njihet si faktor i rrezikshëm i sëmundjeve kardiovaskular-e.

Edhe pse njohja e totalit të nivelit të kolesterolit është e rëndësishme, është gjithashtu jetësore matja e nivelit të llojeve të ndryshme të kolesterolit: lipoproteinë-s me dendësi të lartë (HDL), e njohur si kolesteroli “i mirë” dhe lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL), e njohur si kolesteroli “i keq”.

Nivelet e larta të HDL-së mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga ngjarje të padëshirueshme kardiovaskulare të tilla si ataku në zemër ose goditja në tru, ndërkohë që nivelet e larta të LDL-së ju vënë në rrezik më të madh ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Një analizë gjaku mund të përcaktojë nivelin total të kolesterolit LDL dhe HDL. Të gjitha këto matje mund të lejojnë doktorin që të kuptojë nëse duhet të ndryshoni mënyrën e jetesës ose nëse duhet të merrni ilaçe për të rregulluar nivelin e kolesterolit dhe për të ndaluar rrezikun e  sëmundjeve kardiovaskulare.

Faktorët që ndikojnë në nivelet e kolesterolit

Nivelet e kolesterolit varen nga një numër faktorësh, duke përfshirë faktorët gjenetikë, peshën, nivelin e aktivitetit fizik dhe tipet e ushqimeve që konsumoni. Nëse diagnostikoheni me kolesterol të lartë duhet të provoni që të ulni nivelin e kolesterolit duke ngrënë ushqime pa yndyrë dhe duke u marrë rregullisht me ushtrime. Ilaçet gjithashtu janë të nevojshme për të çuar kolesterolin në një nivel të pranueshëm.

Cili është niveli i pranueshëm i kolesterolit?

Objektivat e kolesterolit variojnë, pasi ato varen nga niveli i faktorëve të tjerë të rrezikshëm që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare.

Në 2005 Fondacioni i Zemrës në Australi përcaktoi gjendjen e menaxhimit të lipide-ve ku në udhëzimin përkatës theksoi se cilat janë objektivat e mjekimit për kolesterolin. Prandaj doktori nuk e sheh nivelin e kolestrolit të izoluar nga çështjet e tjera.

Pages: 1 2 3