Shenjat klinik-e të aterosklerozë-s (shëndoshjes në zonat e arterieve) mund të shikohen që në hershmëri tek fëmijët. Këto çojnë në dëmtimin progresiv të arterieve duke shkaktuar vdekje të hershme ose paaftësi nëpërmjet infarkt-it dhe atakut të zemrës.

Të njëjtët faktorë që vendosin nën rrezik të rriturit në zhvillimin e aterosklerozës, venë nën rrezik edhe fëmijët. Këta faktorë rreziku përfshijnë presionin e lartë të gjaku-t, obezitet-in, pirjen e cigareve, diabet-in dhe kolesterolin e lartë. Disa fëmijë janë në një rrezik më të lartë për shkak të predispozitës gjenetike për kolesterol të lartë në gjak.

Kështu që, nivelet e kolesterolit në gjak tek fëmijët mund të bëjnë që shëndeti që ata vënë në arterie të rrisë mundësinë që ateroskleroza të fillojë të zhvillohet që në fëmijëri dhe pastaj të zhvillohet në mënyrë progresive me rritjen e personit.

Ashtu si tek të rriturit, edhe tek fëmijët me kolesterol të lartë, numri i faktorëve të rrezikut kardiovaskular është i lartë sikundër edhe rreziku për atero-sklerozë, dhe mund të mos ketë simptoma. P.sh. një i ri mbipeshë që ka nivel të lartë kolesteroli dhe pi duhan ka më shumë depozita yndyrore në arterie sesa moshatari tjetër që nuk pi duhan dhe që ka peshë trupore të pranueshme, e që mund të ketë një nivel të rritur kolesteroli.

Testimi i kolesterolit tek fëmijët

Shumë fëmijë nuk duhet të testohen për nivelin e kolesterolit në gjak. Megjithatë, fëmijët me diabet ose fëmijët që kanë të afërt të shkallës së parë (prindër, vëllezër e motra) që kanë sëmundje zemre koronare përpara moshës 60 vjeçare mund të testohen për të identifikuar nëse duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm për të parandaluar sëmundjet e zemrës në të ardhmen.

Testimi nuk është zakonisht i nevojshëm për fëmijët nën 2 vjeç sepse ata nuk duhet të kalojnë në kufizime dietike përpara kësaj moshe pasi kanë nevoja speciale ushqimore për yndyrë.

Pages: 1 2 3