Kolesteroli

Kolesteroli është një substancë e bardhë që prodhohet nga mëlçia dhe mbahet në gjak nga proteina të veçanta të njohura me emrin lipoproteina. Disa ushqime, siç janë mishi, qumështi dhe e verdha e vezës, përmbajnë kolesterol.

Kolesteroli është një pjesë e rëndësishme e një trupi të shëndetshëm sepse nevojitet për të formuar membranë qelizore, biliar-e dhe disa hormone siç janë estrogjenet dhe testosteron-i. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit në gjak kanë një rrezik madhor për sëmundjen koronare të zemrës, e cila mund të shkaktojë atakun e zemrës.

Llojet kryesore të kolesterolit

Kolesteroli nuk mund të tretet në gjak dhe duhet të vishet me një shtresë proteinash, për të formuar lipoproteinë-n, përpara se të transportohet përreth trupit.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të lipoproteinave: lipoproteina me densitet shumë të ulët (VLDL); lipoproteina me densitet të ulët (LDL) dhe lipoproteina me densitet të lartë (HDL).

VLDL janë prodhuar në mëlçi dhe detyra e tyre është që të transportojnë yndyrat në pjesë të ndryshme të trupit.

LDL është mbajtësi më i madh i kolesterolit në gjak dhe është gjithashtu i njohur si kolesteroli “i keq”. Kur sasi të mëdha kolesteroli qarkullojnë nëpërmjet gjaku-t, ato ndërtohen në muret e arterie-ve që furnizojnë zemrën dhe trurin. Kur kjo ndodh mund të shkaktohet ateroskleroza.

Lipoproteinat me densitet të lartë HDL shpesh janë quajtur kolesterol “i mirë” dhe ndihmojnë në largimin e kolesterolit nga arteriet për në mëlçi. Kështu që, nuk është e rëndësishme vetëm matja totale e kolesterolit, por sesa kolesterol LDL “të keq” dhe kolesterol HDL “të mirë” keni.

Çfarë e shkakon kolesterolin e lartë në gjak?

Faktorët që kontribuojnë në kolesterolin e lartë janë dieta e pasur me yndyra të ngopura dhe/ose kolesteroli, diabet-i dhe gjëndra tiroide nën aktive. Të qenit mbipeshë, gjithashtu rrit nivelin e kolesterolit. Aktiviteti fizik i rregullt përmirëson kolesterolin, kështu që të qenit joaktiv nuk do të përmirësojë rezultatet.

Pages: 1 2