Koliti ulçeroz

Nëse ju, një familjar ose miku juaj, jeni diagnostikuar së fundmi me kolit ulçeroz, është e rëndësishme të filloni të mësoni sa më shumë që mundeni rreth kësaj sëmundjeje. Duke patur dije dhe duke e kuptuar sa më qartë se ç’është koliti ulçeroz, ju do të mund t’i përballoni më mirë pasojat dhe të jetoni një jetë sa më të plotë.

Koliti ulçeroz është një sëmundje kronike që prek zorrën e trashë, në të cilën muret e zorrëve inflamohen (skuqen) dhe në to shfaqen plagë të vogla, ulçera, që prodhojnë qelb dhe myk. Kombinimi i skuqjes dhe ulcerimit, sjell në zonën e barkun dhe zbrazje të zorrës.

Koliti ulçeroz është pasojë e përgjigjes anormal-e të sistemit tuaj imunitar. Normalisht, qelizat dhe proteina-t që përbëjnë sistemin imunitar, ju mbrojnë nga infeksionet. Tek njerëzit me sëmundje inflamatore të zorrës, sistemi imunitar i ngatërron ushqimet, bakteret dhe materiale të tjera të dobishme në zorrë me substanca të huaja. Kur ndodh kjo, trupi dërgon qeliza të bardha në muret e zorrës duke shkaktuar inflamacion kronik dhe ulçera.

Është e rëndësishme të theksojmë dallimin midis sëmundjes Crohn (Crohn morbus) dhe kolitit ulçeroz. Sëmundja Crohn mund të prek çdo pjesë të rrugëve gastrointestinal-e, kurse koliti ulçeroz prek vetëm zorrën e trashë.

Megjithëse të dyja këto sëmundje bëjnë pjesë tek sëmundjet inflamatore të zorrës, nuk duhen ngatërruar me sindromën e zorrës së irritueshme, një çrregullim që ndikon në kontraktim-in e muskujve të zorrës së trashë. IBS, siç njihet ndryshe, nuk karakterizohet nga inflamacione të brendshme të zorrës.

Cilat janë shenjat dhe simptomat?

Pothuajse gjysma e pacientëve me kolit ulçeroz, përjetojnë simptoma të zbehta. Kontaktoni menjëherë doktorin nëse provoni ndonjë nga simptomat në vazhdim:

  • Jashtëqitjet bëhen më të ujshme dhe më të shpeshta;
  • Diarre e vazhdueshme e shoqëruar me dhimbje barku dhe gjak në jashtëqitje;
  • Një ngjyrë më e errët (nga gjaku) e jashtëqitjes;
  • Shtrëngime të barkut.

Pages: 1 2 3