Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Kolla e gjoksit

Informacion i përgjithshëm

Kur ju keni kollë gjoksi (kollë të lagësht, produktive) gjoksi juaj ndihet i rëndë dhe ju mund të nxirrni me kollën mukus ose gëlbazë. Një kollë gjoksi mund të ndiqet me një dhimbje fyti ose me një të ftohur dhe mund të jetë më e keqe në mëngjes.

Kolla dhe e ftohura shpesh janë shkaktuar nga një virus, kështu që antibiotikët nuk janë një trajtim i përshtatshëm. Ndonjëherë ilaçet e kollës mund të lehtësojnë simptomat, por ata nuk duhet t’u jepen fëmijëve nën dy vjeç dhe duhet që t’u jepen me kujdes vetëm  fëmijëve më të rritur.

Një kollë gjoksi mundet ndonjëherë që të jetë shenjë e ndonjë problemi tjetër, siç është astma, dështimi i zemrës ose bronkit kronik. Sa më gjatë që të zgjasë kolla e gjoksit, aq më shumë mundësi ka që të jetë një problem serioz.

Njerëzit që pinë cigare kanë një imunitet më të dobët sesa njerëzit e moshuar dhe mund të jenë më të prirur për bronkit ose pneumoni.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse personi me kollën e gjoksit është nën 2 vjeç;
  • Nëse kur kolliteni nxirrni gjak, që mund të duket si granulë kafeje;
  • Nëse nxirrni me kollën mukus të çfarëdolloj ngjyre, veçanërisht rozë të lehtë ose jeshile të errët;
  • Nëse keni temperaturë të lartë  (mbi 39° C);
  • Nëse kolla juaj ka ndryshuar, nga kollë e thatë në kollë gjoksi;
  • Nëse keni simptoma të tjera, si p.sh. dhimbje kraharori, vështirësi frymëmarrjeje, temperaturë, humbje peshe, dhimbje koke të vazhdueshme, dhimbje të veshëve ose skuqje;
  • Nëse kolla është kryesisht gjatë natës e nëse ju jeni duhanpirës;
  • Nëse përjetoni simptoma të forta dhe të menjëhershme të gripit (këto mund të përfshijnë dhimbje të muskujve, lodhje, dhimbje koke dhe ethe);
  • Nëse kolla juaj e gjoksit ka zgjatur më shumë sesa pesë ditë, ose është përkeqësuar;
  • Nëse keni presion të lartë të gjakut, probleme të zemrës, diabet, probleme të tiroides, probleme të frymëmarrjes siç është astma, ose nëse jeni duke marrë ilaçe të tjera;
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji (disa ilaçe mund të mos jenë të përshtatshme);
  • Nëse keni alergji nga medikamentet.

Pages: 1 2