Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Kolla e thatë

Informacion i përgjithshëm

Kolla e thatë është jo-produktive dhe irrituese dhe ndonjëherë shkakton acarim të fytit. Gjoksi juaj nuk është i mbushur plot, ndonëse frymëmarrja juaj mund të duket normale dhe ju mund të ndiheni mirë, pavarësisht nga kolla.

Kolla e thatë mund të jetë rezultat i një të ftohure apo gripi të kohëve të fundit. Kjo ndonjëherë është quajtur kollë post-virale. Kolla e thatë mund të shkaktohet nga një atmosferë e thatë, ndotje e ajrit ose ndryshim në temperaturë.

Kolla mund të jetë gjithashtu një shenjë e problemeve të tjera, të tilla si urthi, astma ose acidi i stomakut, dështimi i zemrës ose një efekt anësor i disa ilaçeve. Prandaj është e rëndësishme që t’i tregoni profesionistit tuaj shëndetësor të gjitha simptomat tuaja dhe historinë e mjekimit.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse personi me kollën e thatë është nën 5 vjeç;
  • Nëse filloni pështyni mukozë ose gjak;
  • Nëse kolla e thatë është kryesisht gjatë natës, është e dhimbshme, ndryshon ose zgjat më shumë sesa 10 ditë;
  • Nëse jeni duhanpirës;
  • Nëse keni temperaturë, dhimbje koke të vazhdueshme, dhimbje veshi ose skuqje;
  • Nëse kohët e fundit keni humbur peshë ose keni dhimbje muskujsh;
  • Nëse keni presion të lartë të gjakut, problem zemre, një sëmundje frymëmarrjeje siç është astma ose një problem stomaku;
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, ose disa ilaçe mund të mos jenë të përshtatshme;
  • Nëse keni një gjendje tjetër mjekësore ose merrni ilaçe të tjera;
  • Nëse keni alergji nga medikamentet.

Këshilla mbi trajtimin

  • Shmangni ambjentet e thata dhe pini shumë ujë;
  • Bëni gargarë me ujë të kripur për një minutë, tre herë në ditë; kjo mund të lirojë simpomat;
  • Përdorni eleminuesit e kollës që janë më të mirët për të ndaluar kollën e thatë e të irrituar;
  • Dy eleminuesit e kollës, janë folkodin dhe dekstromethorfan. Ato janë të përfshira në trajtimet më të mira të kollave, pasi kanë më pak efekte anësore sesa eleminuesit e vjetër të kollave siç është kodein-a;

Pages: 1 2