Kolla: Kolla e thatë

Kolla e thatë mund të vijë si rezultat i një virusi të kohëve të fundit, të ftohurës të kokës ose gripit. Ajo zakonisht është e njohur me emrin kolla post-virale. Kolla është e thatë, jo-produktive dhe irrituese.

Megjithatë, kolla e thatë mund të jetë edhe shenjë e problemeve të tjera siç janë astma, refluks ezofageal, atak i zemrës dhe ilaçeve të përdorura për presionin e lartë të gjaku-t. Kolla e thatë mund të ndodhë edhe si një përgjigje ndaj mjedisit të thatë dhe ndryshimeve të temperaturës.

Këshilla ndihmëse për të përballuar kollën e thatë

Nëse jeni të shqetësuar nga kolla e thatë, duhet të:

  • Shmangni mjediset e thata;
  • Pini sa më shumë ujë;
  • Të përdorni vetëm një produkt aktiv, pasi disa kombinime produktesh/ilaçesh përmbajnë stimulant-ë dhe shkaktojnë efekte shqetësuese, veçanërisht tek fëmijët.

Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore për kollën e thatë?

Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse:

  • Kur kolliteni nxirrni gjak;
  • Keni vështirësi në frymëmarrje;
  • Kolla është kryesisht gjatë natës;
  • Keni edhe dhimbje kraharori;
  • Kolla ka ndryshuar;
  • Keni temperaturë;
  • Jeni duhanpirës;
  • Keni simptoma të tjera siç është dhimbja e vazhdueshme e kokës ose skuqja;
  • Kohët e fundit keni humbje në peshë ose dhimbje të përgjithshme muskujsh;
  • Kolla është tek një fëmijë ose foshnjë nën moshën 5 vjeçare;
  • Kolla ka zgjatur më shumë se 10 ditë, me shumë pak ose aspak përmirësime; ose
  • Keni presion të lartë të gjakut, dhimbje koke, sëmundje të frymëmarrjes (siç është astma), probleme të gastrit-it, glaukoma ose merrni njëkohësisht edhe ilaçe të tjera.