Frenuesit e kollës njihen edhe si lehtësues. Pholcodine dhe dextromethorphan janë 2 frenues që i gjeni tek farmacisti juaj.

Produketet e kombinuara

Një numër produktesh të kombinuara janë në dispozicion, të cilat kombinojnë një frenues kolle me një dekongjenstant (çlirues) ose antistaminë ose të dyja. Disa antistamina mund të zvogëlojnë dëshirën për kollë dhe disa kanë efekte qetësuese që mund të ndihmojnë gjumin.

Nëse ju keni kollë të thatë, ju duhet të shmangni marrjen e produkteve me kombinim që përmbajnë një ekspektorant (përbërës antimyk) ose një dekongjenstant (çlirues), pasi këto përbërës janë të dobishëm vetëm kur jeni të bllokuar nga frymëmarrja. Çliruesit si pseudo-ephedrin gjithashtu mund të shkaktojnë pagjumësi dhe shqetësim.

Tabletat

Frenuesit e kollës me anë të tabletave kanë shtuar avantazhin e të përdorurit për një kohë më të gjatë, por ju duhet të kontrolloni përmbajtjen e sheqerit tek ato. Tabletat gjithashtu mund të përmbajnë kombinime të ndryshme të përbërësve të tjerë të tilla si një antiseptik, analgjetik, antiinflamator ose anestetikë.

Bërja e gargarë-s me ujë të kripur ose antiseptikë/antiinflamator mundet gjithashtu të japë disa lehtësime të kollës së thatë.