Konjuktivitet

Çfarë është konjuktiviti?

Konjuktivit-i është një inflamacion i indeve përreth syve dhe kapakëve të tyre—konjuktivë-s. Është një gjendje e shpeshtë dhe mund të jetë shumë ngjitëse.

Çfarë e shkakton konjuktivitin?

Shkaqet e konjuktivitit përfshijnë:

  • Infeksione virale ose bakteriale;
  • Alergji nga substanca si polen-i dhe sporet;
  • Në bebet e sapolindura (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes), një infeksion nga bakteret në kanalin e lindjes së nënës; mund të jetë serioz dhe problematik nëse nuk trajtohet;
  • Në bebet deri në rreth 12 muaj, bllokim i pjesshëm i kanalit të lotëve.

Simptomat e konjuktivitit

Nëse keni konjuktivit do të keni sy të kuq, të lënduar, të përlotur dhe kruarje. Mund të ketë edhe papastërti ose qelb të verdhë ose të gjelbër që mbyll qepallat. Këto sekrecione janë infektuese dhe duhet të trajtohen me kujdes për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Trajtimi i konjuktivitit

  • Laj sytë. Përpara se ti prekësh ato; laj duart me sapun dhe ujë të ngrohtë. Thaji ato me një peshqir të pastër (ose mjete të tjera të disponueshme). Pastro dhe largo papastërtitë dhe qelbin nga sytë me shkopa pambuku dhe me solucion të lehtë uji me kripë (1 lugë çaji kripë në 500 ml ujë të zier dhe të ftohur).
  • Pastroi sytë një herë nga cepi në cep dhe pastaj hidhe shkopin me pambuk me kujdes në koshin e mbeturinave. Vazhdo kështu deri sa sytë të pastrohen. Laj dhe thaj duart përsëri. Copat e pambukut dhe leshit nuk janë ideale sepse lenë fije në sy. Garzat e marra tek mjeku ose larguesit e tualetit të syve janë më të mirat për t’u përdorur.
  • Përdor ilaç me pika në sy dhe pomada që rekomandohen me recetë nga ana e mjekut. Butësisht ul poshtë qepallën e poshtme, që të formohet një xhep i vogël. Ngrije kokën lart dhe shiko tavanin. Hidh sasinë e përshtatshme të lëngut në sy dhe pasi ta mbyllësh lëvizi sytë ose fërkoji fare lehtë me gisht. Përpiqu që të mos e prekësh grykën e shishes së ilaçit me pika ose pjesën e fillimit të tubetit të pomadës me sytë e infektuar ose me gishta. Laji duart.

Pages: 1 2