Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Konjuktiviti

Informacion i përgjithshëm

Skuqja dhe inflamacioni i syve është raportuar si një problem i zakonshëm. Shkaku më i madh i problemeve të syrit është konjuktiviti, që është një inflamacion i “konjuktivë-s” (sipërfaqja e lagësht e pjesës së bardhë të syrit dhe e qerpikëve të brendshëm).

Ekzistojnë tre lloje kryesore të konjuktivitit: alergji-k, bakterial dhe viral. Ato mund të jenë të vështirë për t’u treguar veç e veç dhe secili është trajtuar ndryshe. Konjuktiviti irritues mund të ndodhë edhe për shkak të thatësisë ose elementeve të huaj në sy. Gjithmonë kërkoni këshilla mjekësore në qoftë se keni sy të kuq ose që dhembin, humbje të shikimit, forma të parregullta ose shkarkim të pazakontë.

Konjuktiviti alergjik

Konjuktiviti alergjik zakonisht ka ndodhur nga shkaktarë si polen-i, pluhuri i merimangave, qimet e kafshëve (flokë ose qeliza të vdekura të lëkurës), kozmetika ose ilaçi i pikave në sy. Simptomat përfshijnë:

  • Kruajtje, djegie, plagë, sy të kuq me kapakë të fryrë;
  • Nxirje të lehtë poshtë syve;
  • Sy që lotojnë;
  • Sy të ndjeshëm ndaj dritës;
  • Simptoma të tjera të alergjisë, siç janë teshtitja, hundët që rrjedhin ose bllokimi i tyre.

Konjuktiviti bakterial

Konjuktiviti bakterial është shkaktuar nga bakteri dhe është shumë ngjitës, zakonisht prek edhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Simptomat përfshijnë:

  • Sy të kuq, të lënduar ose kapakë të syve të fryra;
  • Qerpikët që mund të mbërthehen së bashku kur zgjoheni, ose shkarkesë të verdhë që vjen nga sytë tuaj;
  • Mund të jetë e pranishme fryrja e kapakëve të syve;
  • Simptomat fillojnë menjëherë dhe mund të prekin një sy përpara tjetrit;
  • Zakonisht nuk ka simptoma të tjera të lidhura me konjuktivitin bakterial.

Konjuktiviti viral

Konjuktiviti viral është i shkaktuar nga një virus që mund të jetë ngjitës. Zakonisht është i shoqëruar me të ftohtë dhe me simptoma të gripit. Simptomat përfshijnë:

  • Sy të kuq, të lënduar dhe që lotojnë;
  • Sy të fryrë dhe të kruajtshëm;
  • Dhimbje të kapakëve të syve.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Pages: 1 2