Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Kontracepsioni: Metodat penguese

Informacion i përgjithshëm

Metodat penguese të punës së kontracepsion-it janë të përqendruara në ndalimin e spermës së mashkullit për të arritur vezët e një gruaje. Ka dy lloje kryesore të metodave kontraceptive: kondomët (të përdorura nga mashkulli), dhe diafragma ose kapuçët (të përdorura nga femrat).

Kondomët

Kondomët përdoren për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar dhe për të zvogëluar rrezikun e marrjes së një sëmundje seksualisht e transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases), siç është klamidia, herpesi gjenital, hepatiti, gonorre, sifilis dhe virusi i mungesës së imunitet-it njerëzor HIV (human immunodeficiency virus). Prezervativët vihen në penis-in e mashkullit përpara kryerjes së marrëdhënies seksuale.

Një grua që merr pilulat kontraceptive është vetëm duke e mbrojtur veten ndaj shtatzënisë dhe jo kundër infeksioneve seksualisht të transmetueshme (STI-sexual transmitted infections) Për një seks të sigurt, prezervativi duhet të përdoret mirë.

Shansi për të mbetur shtatzënë ndërkohë që përdoret prezervativ është 2 deri në 10%, kjo është në varësi të cilësisë dhe të mirëpërdorimit të saj.

Diafragma ose kapuçët

Diafragma ose kapuçët janë vendosur tek vagina e gruas që të mbulojnë qafën e mitrës (hapja e mitrës) dhe të ndalojnë hyrjen e spermatozoid-eve të mashkullit. Për të funksionuar siç duhet ata kanë nevojë që të përdoren me një spermicid, i cili vret spermatozoidet.

Diafragma & kapuçët japin vetëm një mbrojtje të limituar ndaj STI-ve. Shansi për të mbetur shtatzënë gjatë përdorimit të diafragmës ose kapuçit është 4 deri në 20% nëse është përdorur siç duhet, duke përfshirë edhe përdorimin e spermicideve.

Diafragma dhe kapuçët janë në masa të ndryshme dhe mund të përcaktohen nga një doktor ose infermiere me ekperiencë. Vendosja duhet të kontrollohet të paktën njëherë në vit pas shtatzënisë, kirurgji-së vaginale ose nëse pësoni humbje peshe në më shumë sesa 3 kg.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Çfarë duhet të bëni nëse metoda penguese e kontracepsionit dështon

Pages: 1 2 3