Prezervativi femëror ka qenë i pranishëm në SHBA, Angli dhe në disa pjesë të Evropës që në fillimet e vitit 1990.

Prezervativi femëror është studiuar gjerësisht dhe rezultatet tregojnë se është efektive si metodë kontraceptive dhe si barrierë për infeksionet seksualisht të transmetueshme (STI-sexual transmitted infections).

Prezervativi femëror u jep femrave një rritje të aksesit të mbrojtjes dhe efektivitet për kontrollin e  fertilitetit ashtu sikundër një rritje për parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases), duke përfshirë edhe HIV (human immunodeficiency virus).

Për shkak të pabarazisë gjinore, ekonomike dhe sociale, femrat jo gjithmonë kanë qenë në gjendje për të detyruar partnerët e tyre që të përdorin prezervativin mashkullor. Përveç kësaj, gratë që përfshihen në marrëdhëniet seksuale, kanë më pak fuqi sesa meshkujt për t’i thënë jo seksit të pambrojtur. Ato mund të kenë vështirësi për të filluar diskutimin rreth përdorimit të prezervativit, mund të kenë frikë për humbjen e marrëdhënies, braktisjen ekonomike ose dhunën shtëpiake që mund të vijë si rezultat i kërkesës për përdorimin e prezervativit. Prandaj, negocimi për një përdorim të qëndrueshëm të prezervativit nuk ka qenë i mundshëm për shumë gra.

Gjithashtu, ndonëse edhe prezervativi femëror kërkon disa faza të bashkëpunimit të partnerit, përdorimi i saj është më i kontrollueshëm nga gratë. Qëllimi kryesor për zhvillimin dhe marketingun e prezervativit femëror ka qenë për të siguruar gratë me një metodë që nuk kërkon iniciativën e partnerit, por që ende të mbron ndaj STD-ve, duke përfshirë HIV-in. Ndërkohë që alternativat në lidhje me seksin e mbrojtur kanë qenë mjaft të kufizuara, zgjerimi i alternativave të parandalimit të grave mund të përmirësojë ndjeshëm shanset e tyre për të shmangur një STI dhe shtatzëninë e padëshiruar.