Kontracepsioni: Spermicidet

Spermicidet janë një formë e kontracepsion-it kimik që mund të blihet tek një farmacist. Ato janë të disponueshme në formën e kremit ose xhelit. Përbërësit aktivë përfshijnë nonoxynol 9 (Ortho – Crem) dhe octoxinol (Ortho – Gynol).

Si funksionojnë?

Spermicidet punojnë duke vrarë ose ndaluar spermën në kontakt dhe duke e bërë spermën joaktive dhe të paaftë për të kaluar nëpër qafën e mitrës dhe fekonduar një vezë. Për të qenë më efektive, ato duhet të përdoren në lidhje me një metodë penguese të kontracepsionit siç është prezervativi ose diafragma. Në fakt, ato nuk janë të rekomandueshme për të parandaluar shtatzëninë kur përdoren të vetme.

Sa efektive janë?

Nëse përdoren si forma e vetme e kontraceptivit, më shumë se treçereku i grave mund të mbeten shtatzëna brenda një viti.

Cilat janë avantazhet?

Disa nga avantazhet e spermicideve janë që ato:

  • Janë të pranishme pa një recetë;
  • Mund të përdoren pa nevojën e një procedure mjekësore;
  • Nuk kanë ndonjë rrezik të njohur për shëndetin në përgjithësi; dhe
  • Lejojnë kthimin e pjellorisë menjëherë pasi përdorimi është ndaluar.

Cilat janë disavantazhet?

Disa nga disavantazhet e spermicideve janë që ato:

  • Janë më pak efektive sesa metodat e tjera pasi ato janë subjekte të gabimeve njerëzore;
  • Mund të prodhojnë efekte anësore si p.sh. irritim vaginal ose të penis-it;
  • Duhet të zbatohen në kohën e duhur dhe të riaplikohen me akte seksuale pasuese; dhe
  • Duhet të qëndrojë në vend për 6-8 orë pas derdhjes për të siguruar që e gjithë sperma është e vrarë.

Si përdoren?

Ju duhet të përdorni spermicidet brenda vaginës tuaj zakonisht me një aplikues, sa më lart të jetë e mundur, përpara raportit seksual, por jo më shumë se një orë përpara ejakulim-it të partnerit tuaj. Ju duhet të ndiqni udhëzimet e paketës me kujdes, dhe të riaplikoni spermicidet nëse marrëdhënia seksuale është e përsëritur ose vonohet. Ju gjithashtu duhet të prisni 6-8 orë para se të shplaheni ose të bëni dush.