Kontrolli i të përzierave dhe të vjellave të kemioterapisë

Ilaçe të reja dhe terapitë alternative mund të ndihmojnë të reduktohen, ose eliminohen efektet anësore të kemioterapisë.

Jo shumë kohë më parë, të përzierat dhe të vjellat që të gjymtojnë ishin rutinë për personat që i nënshtroheshin kemioterapisë. Por në saje të ilaçeve të reja dhe trajtimeve të tjera, nuk është më kështu. “Ne kemi bërë një përparim të madh”, thotë Dr. Karen Syrjala, drejtoreshë e Qendrës Kërkimore për Kancerin në Seattle. “Ne kemi shumë më pak të përziera dhe të vjella tani, edhe pse po përdorim doza më të mëdha të kemioterapisë se më parë”. Për arsye se ne mundemi që t’i kontrollojmë efektet anësore, trajtimi i kancer-it në vetvete është bërë shumë më agresiv.

Medikamentet kundër të përzierave, janë kaq të efektshme sa që ekspert-ët e kanë zhvendosur fokusin e tyre nga trajtimi i të përzierave drejt parandalimit agresiv të tyre. Objektivi i tyre standard tashmë është të parandalohen të përzierat para se të ndodhin dhe jo të pritet sa të fillojnë dhe pastaj të trajtohen ato.

Natyrisht, jo të gjithë rastet e të përzierave dhe të vjellave mund të parandalohen, 70-80% të njerëzve që i nënshtrohen kemioterapisë ende përballen me njëfarë rreziku. Por në saje të një trajtimi më të mirë shumica e njerëzve në kemioterapi mund të bëjnë jetë normale, duke punuar dhe duke u kujdesur për familjet e tyre.

“Ju mund të mos ndiheni shumë mirë gjatë gjithë kohës”, thotë Dr. Carmen Escalante, përgjegjëse e katedrës së mjekësisë intern-e në Universitetin e Teksasit. “Por ju vazhdoni aktivitetin tuaj. Dhe ky është një përmirësim i madh i kemioterapisë së përdorur”.

Efektet anësore të kemioterapisë: Sa serioze janë ato?

Për njerëzit që nuk janë përballur me to, të përzierat dhe të vjellat e shkaktuara nga kemioterapia duken shumë më tepër se efekte anësore.

Kemioterapia mund të shkaktojë disa lloj të përzierash e të vjellash:

  • Të përziera dhe të vjella akute zhvillohen brenda disa orësh të kemioterapisë;
  • Të përziera e të vjella të vonuara mund të fillojnë më shumë se 24 orë pas trajtimit;

Pages: 1 2 3 4 5 6