Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Krimbat – krimbat e zorrëve

Informacion i përgjithshëm

Krimbat e barkut ose krimbat e zorrëve janë infeksioni më i zakonshëm. Ato nuk janë shenjë e papastërtisë dhe janë ekstremisht të zakonshme tek fëmijët sepse ata i marrin vezët e tyre (të baktereve) lehtësisht nga objektet. Një keqkuptim është i lidhur me faktin se ata transmetohen nga kafshët. Largimi i krimbave nga kafshët dhe fëmijët në të njëjtën kohë është i panevojshëm sepse kafshët i marrin krimbat shumë ndryshe nga fëmijët. Krimbat trajtohen lehtësisht me ilaçe farmaceutike.

Krimbat duken si fije të bardha pambuku 5-10mm të gjata. Ato mund të duken edhe në lëvizje, jashtë përmbajtjes së zorrëve ose përreth anus-it.

Kur gëlltiten vezët e krimbave, ato kthehen në krimba në bark dhe pastaj prodhojnë vezë në anusin e fëmijës ose tek të rriturit, zakonisht gjatë natës.

Vezët janë shumë rezistente dhe mund të mbijetojnë edhe disa ditë ose javë në objekte. Nëse fëmijët kruajnë anusin e tyre, vezët futen nën thonj. Vezët pastaj kalojnë në objekte të ndryshme që kontaminohen me to dhe njerëz të tjerë pasi i prekin këto objekte, i marrin këto vezë, i gëlltitin ato dhe cikli fillon përsëri.

Simptomat e krimbave

  • Tek fëmijët, lëkurë që kruhet përeth anusit, kryesisht gjatë natës;
  • Tek të rriturit, lëkurë që kruhet e që mund të jetë edhe një shenjë e dermatit-eve;
  • Humbje oreks-i;
  • Irritim;
  • Lodhje nga gjumi i shqetësuar;
  • Kërcitje dhëmbësh;
  • Lagie shtrati.

Ndonjëherë edhe pse ka krimba nuk ka simptoma, por nëse jeni të shqetësuar se fëmija mund të ketë krimba, kontrollojeni atë kur shkon në tualet ose gjatë natës për shenjat e mësipërme.

Rrallë, njerëzit mund të marrin krimba të kësaj natyre. Këto lloj krimbash merren kryesisht nga mishi i infektuar, kryesisht mishi i derrit që therret në shtëpi dhe nuk kontrollohet nga autoritetet. Këto tipe krimbash diagnostikohen nga mjeku dhe trajtohen me ilaçe që jepen me recetë.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse një fëmijë dyshohet se ka krimba dhe është më i vogël se dy vjeç;
  • Nëse jeni kthyer nga një udhëtim jashtë shtetit, kryesisht Afrikë dhe Azi;
  • Nëse keni gjak në feçe;
  • Nëse keni diarre;

Pages: 1 2