Krizat febrile janë të zakonshme tek fëmijët, kryesisht tek bebet. Ato prekin rreth 2-4% të fëmijëve dhe përgjithësisht shfaqen midis moshave 3 muajsh deri në 6 vjeç. Tek fëmijët e prekur shpesh ekzistojnë edhe histori familjare.

Kriza febrile, që quhet edhe konvulsion febril lidhet me faktin se sa shpejt rritet dhe bie temperatura tek fëmijët. Më së shumti, shumë fëmijë përjetojnë gjendje febrile përpara se dikush ta kuptojë se fëmija ka temperaturë.

Pavarësisht frikës dhe provave, në përgjithësi këto kriza febrile nuk zgjasin shumë dhe rreziku që ato të shkaktojnë dëme është i pakët.

Në mënyrën klasike, kriza fillon me një ndryshim të nivelit të koshiencës së fëmijës, shpesh me rrotullime të syve. Më tej kjo mund të vazhdojë me një rëndim të trupit dhe të gjymtyrëve, përfshirë kërcitjen e dhëmbëve, gjendje që përsëritet dhe që shoqërohet edhe me lëvizje të pavullnetshme e më pas me qetësime të përkohshme.

Këto zakonisht zgjasin më pak se 15 minuta, por për ata që vëzhgojnë fëmijën është një kohë më e gjatë. Është e rëndësishme që nëse keni një fëmijë në këtë gjendje, mos u përpiqni që ta qetësoni. Sigurohuni që të largoni nga fëmija rreziqe potenciale dhe të vendosni diçka të butë poshtë kokës së tij. Çlironi ndonjë veshje që pengon frymëmarrjen e fëmijës.

Nëse është e mundur, kthejeni fëmijën anash që të mos ndodhë ndonjë mbytje, kryesisht nga të vjellat. Mos u përpiqni që t’i hapni gojën me forcë fëmijës që ka kriza edhe pse ka një besim popullor se ato do gëlltisin gjuhën e tyre.

Pasi kriza kalon, fëmija mund të jetë i përhumbur dhe i çorientuar por ai e merr veten shpejt dhe bëhet koshient. Është e rëndësishme që fëmijës ti jepet siguri dhe ai gjatë kësaj kohe të qetësohet. Të tërë fëmijët që kanë kriza febrile duhet të kontrollohen nga mjeku.

Pages: 1 2