Kruarja

Kruarjet mund të jenë një ndër ndjesitë fizike më stresante që mund të përjetohen. Janë gjithashtu shumë të vështira për t’u përshkruar.

Pjesën më të madhe të kohës, kruarja është një problem afatshkurtër dhe shkaku i saj do të jetë i dukshëm. Ënjtja e kuqe e pickimit të mushkonjës ose pickime të insekteve të tjera ose kafshimeve, janë të lehta dhe mund të shkaktojnë një kruarje të vazhdueshme për një kohë të limituar.

Njerëzit, kruarja e të cilëve vjen si rezultat i ekzemë-s ose një kontakti alergji-k të dermatit-it, zakonisht kanë një kruarje të lehtë të identifikueshme në zonën e prekur. Ata do të përjetojnë kruarje të përsëritura, por zakonisht kanë mësuar sesi ta kontrollojnë atë me përdorimin e kremrave.

Kur ndjenja e kruarjes është e pranishme pa një skuqje ose ndonjë shkak tjetër të dukshëm, shpesh është e vështirë për të gjetur arsyen. Kjo e bën trajtimin të vështirë.

Shkaqet e kruarjes

Ekzistojnë një sërë shkaqesh të mundshme për një kruarje të pashpjegueshme. Këto përfshijnë:

  • Moshën – Afërsisht gjysma e atyre mbi moshën 70 vjeçare, do të përjetojnë kruarjen dhe ato mund të dëmtojnë lëkurën e tyre nga një kruarje e tepërt. Me moshën, lëkura jonë bëhet më e thatë dhe locionet zakonisht do të zbusin problemin.
  • Ndryshimet hormonale pas menopauzës – Shumë gra në këtë fazë të jetës së tyre përjetojnë kruarjen, shpesh e shoqëruar me skuqje, të cilat përkeqësohen natën. Zëvendësimi hormonal mund të prodhojë një përmirësim të shpejtë.
  • Ndryshime në kiminë e trupit – Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë një veshkë artificiale pësojnë kruarje dhe për këtë arsyeja nuk është e qartë. Personat me verdhëzën, në të cilën vlera e kripëra-ve biliar-e në qarkullim është në mënyrë anormal-e e lartë, zakonisht pësojnë kruarjen.
  • Reaksioni ndaj ujit – Disa njerëz duken që zhvillojnë kruarjen kur lëkura e tyre është në kontakt me ujin, pavarësisht temperaturës së tij. Kjo është e vështirë për t’u trajtuar por mund t’i përgjigjet trajtimeve me rrezet ultraviolet (UV).

Pages: 1 2