Kujdesi i lenteve të kontaktit

Ekzistojnë 3 lloje lentesh kontakti: lente të ngurta (të padepërtueshme), lente të ngurta (të padepërtueshme) pro ajrit, dhe lente të buta. Këto të fundit janë më të përdorurat. Lentet tradicionale mund të vihen për 1 deri në 2 vjet, ndërsa ato që kanë një numër të caktuar përdorimi mund të vihen nga 2 deri në 8 javë.

Pse janë lentet e buta më popullore se të tjerat?

Lentet e buta të kontaktit janë zakonisht më popullore (të përdorshme) për një numër arsyesh:

  • Shumë njerëz mendojnë se lentet e buta janë më të rehatshme dhe më të lehta për t’u hequr se sa lentet e ngurta.
  • Është shpesh më e lehtë të kalosh nga lentet e buta tek gjyslykët, pa patur vështirësi në shikim që hasin përdoruesit e lenteve të ngurta.
  • Lentet e buta kanë më pak gjasa të spostohen nga syri dhe mund të vishen gjatë aktiviteteve sportive.
  • Lentet e buta kanë më pak mundësi për të mbajtur poshtë vetes pluhur, qerpikë ose materiale të tjera.

Disavantazhi i lenteve të buta të kontaktit është jetëgjatësia e mbajtjes së tyre po t’i krahasojmë me lentet e ngurta, dhe ato prishen më shpejt nëse nuk kujdeseni siç duhet. Lentet e buta të kontaktit janë një lloj produkti me hidroxhel dhe të prirur ndaj papastërtisë, ndaj është e rëndësishme që ato të pastrohen dhe të dezinfektohen rregullisht.

Kujdesi ndaj lenteve të kontaktit

Kujdesi ndaj lenteve të kontaktit është një proces ku kombinohen pastrimi, dezinfektimi, ngjyerja dhe lagia, shpëlarja dhe ruajtja e tyre. Disa produkte i kanë të bashkuara 2 ose më shumë prej hapave që sapo përmendëm. Ka mundësi që optometristi juaj t’ju ketë dhënë recetën për një sistem të veçantë lentesh i cili i përshtatet llojit të veçantë të lenteve tuaja.

Lotët normalë mund të lënë depozita proteinash dhe vaji në lentet e kontaktit. Nëse keto depozita nuk pastrohen ato forcohen dhe mund të shkaktojnë pamje të shtrembëruar, si dhe shkurtojnë kohën e mbajtjes së tyre në sy.

Lentet e buta të kontaktit kanë nevojë për dy hapa pastrimi:

  • Përdorimin e pastruesve tip detergjentësh ose me citrate për të hequr depozitat e vajit; dhe

Pages: 1 2 3