Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Kujdesi oral

Informacion i përgjithshëm

Shëndet i mirë oral do të thotë pasja e gojës, gjuhës, mishrave të dhëmbëve të shëndetshëm.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve fillon me zhvillimin e kariesit që formohet në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj. Këto karies përmbajnë baktere dhe këto përdorin sheqerin në gojën tuaj për të prodhuar acide. Acidi shkatërron sipërfaqen e dhëmbëve (enamelin) dhe mund të çojë në kalbëzimin e dhëmbëve dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve.

Problemet e zakonshme të shëndetit oral janë:

  • Kalbëzimi i dhëmbëve;
  • Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, përfshirë përgjakjet e mishrave, që janë shenjë e gingivit-it (inflamacion i mishrave të dhëmbëve);
  • Ulçerë e gojës;
  • Dhimbjet nga problemet me dhëmbët, kalbëzimi ose absceset orale;
  • Halitozë (erë e keqe), që shkaktohet nga absceset dentale, indigjestion-i ose refluks-i acid i stomaku-t, ushqimet djegëse ose hudhra, pirja e duhanit, alkool-i dhe nivel i ulët i saliva-s;
  • Dalja e dhëmbëve tek fëmijët; kur dhëmbët e bebeve fillojnë të duken midis mishrave të dhëmbëve (midis moshës gjashtë mujore deri në dy vjeçare), kjo mund të shkaktojë dhimbje, irritim, ënjtje të mishrave të dhëmbëve dhe rritje të lehtë temperature;
  • Myk oral (infeksioni kandida).

Myku oral shfaqet si material kremoz, me pika të bardha brenda gojës e me zona të kuqe të irrituara. Shfaqet tek njerëzit me protezë, tek ata që sapo janë trajtuar me antibiotikët ose tek ata që kanë diabet ose sistem imun të dobësuar.

Myku oral mund të prekë njerëzit që përdorin spraj steroidalë për parandalimin e astmës– që mund të evitohet duke shplarë gojën ose larë dhëmbët pas përdorimit të këtyre medikamenteve.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse goja ose mishrat e dhëmbëve janë inflamuar (skuqur);
  • Nëse keni ngërçe; kjo mund të jetë simptomë që shkaktohet nga abscese dhëmbësh;
  • Nëse keni dhimbje në nofull ose në faqe ose ato janë të ënjtura;
  • Nëse keni ethe ose fyt të acaruar;
  • Nëse jeni plagosur në faqe apo gojë;
  • Nëse keni gjakrrjedhje të vazhdueshme  nga goja, nga mishrat e dhëmbëve;
  • Nëse keni shije të keqe të vazhdueshme në gojë;

Pages: 1 2