Kujdesi paliativ

Kujdesi paliativ është një kujdesje e koordinuar e dhënë nga mjekët specialistë, infermierët, vullnetarët, punonjësit social dhe punonjësit e kujdesit shpirtëror. Qëllimi i kujdesit paliativ është për të siguruar kujdesje dhe suport ndaj atyre njerëzve që janë të sëmurë, për të jetuar jetën plotësisht dhe sa më qetë që të jetë e mundur.

Kujdesi paliativ:

  • Kombinon kujdesin mjekësor, infermieror, psikologjik, social dhe shpirtëror në mënyrë që njerëzit me sëmundje kërcënuese të mund të arrijnë të kuptojnë se çfarë po ndodh me ta.
  • Siguron lehtësim nga dhimbja dhe nga simptoma të tjera shqetësuese.
  • Nuk e zgjat trajtimin kur ai nuk është më i dobishëm.
  • Nuk përfshin fundin e qëllimshëm të jetës.
  • Ofron një sistem suporti për të ndihmuar familjet dhe miqtë për të përballuar sëmundjen dhe humbjen e të afërmve.
  •  Ka si qëllim që të ndihmojë personin dhe familjet e tyre për të qenë në kontroll të trajtimit dhe të cilësisë së tyre të jetës.
  • Mund të jepet në shtëpi, spital ose në një azil.

Në periudhën kur im shoq ishte me të vërtetë sëmurë, mjeku i përgjithshëm e pyeti nëse donte që kujdesi paliativ ta vizitonte atë. Ai tha jo. Kur doktori përmendi faktin se ajo mund të ishte ndihmuese për mua, ai pranoi menjëherë. Im shoq me të vërtetë e pëlqeu vizitën e tyre dhe filloi të fliste lirshëm me to.

Nëse ju nuk jeni të lidhur me një kujdes të shërbimit paliativ dhe doni që të jeni, flisni me mjekun ose infermieren tuaj ose kontaktoni direkt shërbimin.

Kujdesi paliativ në shtëpi mund të sigurohet nga shërbimi ose nga infermieret e zonës në bashkëpunim me shërbimin e kujdesit paliativ.

Me infermieret e kujdesit paliativ, ju do të zgjidhni se cili nga punonjësit e kujdesit paliativ do të përfshihet dhe sesa shpesh ato do t’ju vizitojnë. Kjo do të ndryshojë në bazë të nevojave dhe mënyrës sesi ju e menaxhoni.

Ishte me të vërtetë një çlirim i madh për mua kur infermierja filloi të vinte në shtëpi. Unë nuk mund ta besoja sa shumë ato më ndihmuan mua.

Pages: 1 2