Kuptimi i kirurgjisë së kancerit: Një udhëheqës për pacientët dhe familjet e tyre

Planifikimi dhe përgatitja për kirurgjinë e kancerit

Edhe ju edhe mjeku juaj kanë gjëra për të bërë para kirurgji-së për t’u siguruar që ju keni shansin më të mirë për një rezultat pozitiv. Sa më shumë që të jetë e mundur ju duhet të dini çfarë do të prisni dhe të ndjeni që vendimi që keni marrë është më i miri për ju. Njerëzit ndryshojnë lidhur me atë se sa të përfshirë duan të jenë në procesin e marrjes së vendimit. Por të dini sa më shumë që të jetë e mundur për atë se çfarë ju pret, kjo të paktën redukton nivelin e stresit për ju.

Nuk është e pazakontë që pacientët të presin disa javë pasi mësojnë që ata kanë kancer që të bëhet një operacion kirurgjikal. Ju keni kohë të:

  • Mësoni më shumë për kancerin;
  • Të flisni me të tjerë që kanë pasur kancer;
  • Të eksploroni alternativat e trajtimit tuaj;
  • Të gjeni ekipin më të mirë për t’u kujdesur për ju.

Gjithashtu ju mund të doni që të merrni një opinion të dytë. Pothuaj në të gjithë rastet koha e nevojshme për t’u përgatitur për operacionin nuk duhet të ketë ndikim mbi suksesin e tij. Por në qoftë se ju keni ndonjë lloj problemi urgjent mjekësor, operacioni duhet bërë sa më shpejt që është e mundur.

Miratim i informuar

Miratimi pasi të jeni i informuar është një nga pjesët më të rëndësishme të përgatitjes për operacionin kirurgjikal. Ai është një proces gjatë të cilit juve u tregohen të gjithë aspektet e trajtimit para se të jepni miratimin tuaj me shkrim për operacionin. Ky miratim zakonisht nënkupton që mjeku juaj ka shpjeguar sa më poshtë:

  • Kushtet ose diagnozë-n tuaj dhe përse operacioni është një alternativë;
  • Qëllimin e operacionit;
  • Si do të bëhet operacioni;
  • Si mundet të jetë ai i dobishëm për ju;
  • Cilat janë rreziqet;
  • Çfarë efektesh anësore duhen pritur;
  • Çfarë alternativash të tjera trajtimi keni.

Kur ju e nënshkruani miratimin tuaj ju me këtë pranoni që e keni marrë këtë informacion, e kuptoni atë dhe jeni i gatshëm t’i nënshtroheni operacionit kirurgjikal. Gjithashtu kjo do të thotë që ju e kuptoni se nuk ka garanci që trajtimi do të funksionojë.

Testimi para operacionit

Pages: 1 2 3