Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Vendimi për të shkuar tek mjeku për një çështje të veçantë jo gjithmonë është i lehtë. Shumë njerëz shqetësohen se janë duke shpenzuar kohën me mjekun për diçka që mund edhe të përmirësohet vetë. Ky mund të jetë një vendim shumë i vështirë kur fëmijët nuk janë mirë.

Nuk ekzistojnë rregulla se çfarë duhet të injorohet dhe se kur është koha për të shkuar tek mjeku, por disa udhëzime që gjenden më poshtë do t’ju ndihmojnë.

Udhëzime të përgjithshme

Pjesa më e madhe e fëmijëve do të marrin 4 deri në 6 “të ftohura” në vit. Këto janë infeksione virusale të njohura si infeksione të traktit respirator (URTI). Zakonisht ato qëndrojnë përgjatë një ose dy ditëve dhe nuk mund të kurohen ose parandalohen. Simptomat e zakonshme janë një temperaturë e lehtë, kollë dhe hundë të ujshme. Trajtimi ka si qëllim lirimin e këtyre simptomave me ilaçe siç janë paracetamoli, shurupi etj, të cilat jepen pa recetë. Në pjesën më të madhe të rasteve mjeku nuk është i domsodoshëm, përveç rasteve kur:

  • Fëmija nuk duket mirë, me përgjumje, vështirësi në frymëmarrje, oreks të dobët ose mungesë interesi për gjërat;
  • Simptomat zgjasin më shumë sesa disa ditë;
  • Ekziston një dhimbje e fortë koke dhe veshi; dhe
  • Rritja e temperaturës nuk i përgjigjet paracetamolit.

Simptoma të tjera

Dhimbja e barkut është një tjetër simptomë e zakonshme që shkakton shqetësime. Në pjesën më të madhe të rasteve dhimbjet e barkut nuk janë serioze, por ato nuk duhet të injorohen nëse shoqërohen me të vjella të vazhdueshme, diarre ose humbje oreksi.

Për të rriturit, vendimi për të shkuar tek mjeku është më i lehtë. Me rritjen e moshës pjesa më e madhe e njerëzve përjetojnë dhimbje të paqarta, veçanërisht gjatë kryerjes së aktiviteteve të ndryshme. Simptomat që të rriturit nuk duhet të injorojnë janë:

  • Dhimbje në kraharor, veçanërisht nëse janë të lidhura me ushtrimet;
  • Ndonjë lyth i ri ose i dukshëm në trup;
  • Gjakderdhje anormal-e;
  • Ndryshime në funksionimin e zorrëve; dhe
  • Humbje të padëshirueshme të peshës.

Mbani mend, është gjithmonë mirë për të shkuar tek mjeku sa më shpejt.