Kur duhet të thërrisni mjekun për foshnjën tuaj?

Është normale që prindërit e rinj të shqetësohen për shëndetin e foshnjës së tyre. Edhe në qoftë se ju mund ta shihni se i porsalinduri juaj (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) është i fortë dhe energjik, foshnjat janë të vegjël dhe të cenueshëm dhe kanë nevojë për mbrojtjen tonë. Por si do ta dini ju që ndonjë gjë nuk shkon vërtet mirë?

Ju e njihni foshnjën tuaj më mirë se kushdo, kështu që besojuni instinkteve tuaja dhe i telefononi mjekut në qoftë se ndjeni se diçka nuk është në rregull. Disa gjëra kryesore për t’i pasur kujdes.

Temperamenti

Nëse foshnja juaj është si zakonisht i gjallë, i kënaqur dhe e merr mirë ushqimin, ai ndoshta nuk është i sëmurë seriozisht. Një foshnjë me hundë që i kullojnë dhe me një buzëqeshje në fytyrë, ka gjasa të mos jetë dhe aq sëmurë, sa një foshnjë me hundë që kullojnë dhe është i përgjumur.

E qara e pazakonshme

Nëse foshnja juaj fillon papritmas të qajë më shumë se zakonisht dhe ju nuk mund ta qetësoni me mënyrat tuaja të zakonshme, ose në qoftë se e qara e saj është e dobët ose jashtëzakonisht e mprehtë, ajo mund të jetë seriozisht e sëmurë. Edhe e kundërta është e vërtetë: nëse foshnja juaj duket e pakënaqur dhe nuk qan por është jashtëzakonisht pasive dhe e vështirë për ta zgjuar, telefonojini mjekut tuaj.

Oreksi

Se sa e uritur është foshnja juaj, kjo ndryshon nga dita në ditë. Në qoftë se është e uritur do ta kërkojë ushqimin energjikisht. Një foshnjë që largohet lehtë nga gjiri apo nuk është e interesuar të pastrohet, ndërrohet dhe ushqehet ka gjasa të jetë e sëmurë. Gjithashtu, në qoftë se vini re që ajo e nxjerr ushqimin më shumë se zakonisht apo ajo që nxjerr është në ngjyrë të gjelbër, atëherë telefonojini mjekut.

Jashtëqitja e parregullt

Pages: 1 2