Kur mjekimi juaj për dhimbjen nuk funksionon

Cilat mund të jenë hapat që duhet të ndërmerrni në rastet e një dhimbje kronike

Në qoftë se jeni një person i cili për disa arsye përjeton një dhimbje kronike, duhet të merrni në konsideratë që kontrolli i saj ka të ngjarë të kërkojë trajtime të tjera përveç medikamenteve.

Kjo sepse mjekimi i dhimbjes ndërsa është i dobishëm, shpesh nuk mund të sigurojë shërim të plotë nga dhimbja. Ai mund ta reduktojë por nuk e eliminon dhimbjen. Mjekimi i dhimbjes ofron shkallë të ndryshme të qetësimit, por gjithashtu çon edhe në disa efekte anësore.

Nuk ka shërim të shpejtë për dhimbjen kronike

Një këmbë e thyer dhe dhimbja akute që shkakton mund të mjekohen relativisht shpejt. Por dhimbja kronike ka më shumë të ngjarë që të shkaktohet nga probleme më të mëdha si diabet-i ose kancer-i avancuar që nuk mund të shërohen kaq shpejt dhe lehtë.

Qëllimi i mjekimit të dhimbjes kronike nuk është domosdo vetëm të eliminojë dhimbjen, por objektivi është një cilësi e mirë e jetës ndërsa dhimbja menaxhohet në një nivel të tolerueshëm.

Ajo që është e rëndësishme për personat që kanë dhimbje kronike, është të komunikojnë me mjekun e tyre dhe t’i bëjnë atij të ditur cili është ai nivel i dhimbjes së tyre që i pengon të bëjnë veprime të caktuara. P.sh. dhimbja mund ta pengojë pacientin të flejë, të shkojë në punë dhe të ecë. Prandaj duhet konsultuar me mjekun për të caktuar objektiva specifike e të matshme.

Për të arritur këto objektiva, mjekët mund të provojnë:

  • Mjekimin e dhimbjes duke e parë atë nga këndvështrime të ndryshme. P.sh. ilaçet kundër depresion-it mund të ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor dhe ta bëjnë atë më pak të ndjeshëm ndaj dhimbjes.
  • Injektim-i i anestetikë-ve ose steroideve në zonat e dëmtuara.
  • Ndërhyrja kirurgjik-ale për të mjekuar burimin e dhimbjes. Ajo përfshin zëvendësimin e artikulacion-eve, riparimin e disqeve të dëmtuar në shpinë etj.

Mjeku juaj mund të sugjerojë po ashtu që ju të punoni me një fizioterapi-st. Ju mund të dëshironi gjithashtu të kërkoni përgjigje për komponentët mendorë të dhimbjes, duke mos parë vetëm aspektin fizik.

Pages: 1 2 3