Kur një e ftohur bëhet infeksion i sinuseve ?

Nuk ju ka ndodhur të merrni ndonjë infeksion të sinus-eve pas një të ftohure të keqe? Ai quhet sinusit. Pas një të ftohure ju jeni në një rrezik më të madh që të merrni një infeksion të sinuseve sepse e ftohura shkakton inflamacion dhe ënjtje të sinuseve.

Çfarë është një e ftohur e zakonshme?

E ftohura e zakonshme është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që shkaktohet zakonisht nga një virus i cili infekton hundën dhe fytin.

Simptomat e zakonshme të ftohjes përfshijnë zënien e hundëve, hundë që rrjedhin, rrjedhje të pas hundës që është pikim i lëngut të hundëve në fyt, dhimbje të kokës dhe lodhje. Kolla dhe pak temperaturë gjithashtu mund të shoqërojnë këto simptoma.

Simptomat e ftohjes zakonisht shfaqen, kulmojnë dhe zhduken ngadalë. Nuk është i nevojshëm ndonjë trajtim për të ftohurën, por disa medikamente mund t’i lehtësojnë simptomat. P.sh. liruesit e hundëve mund të pakësojnë rrjedhjen dhe pastrojnë kanalet e hundës. Edhe qetësuesit e dhimbjeve mund të lehtësojnë ethet dhe dhimbjen e kokës. Medikamentet për kollën mund të ndihmojnë edhe ato. E ftohura zakonisht mund të zgjasë nga disa ditë deri në rreth një javë apo më shumë.

Në disa raste, ftohja mund të shkaktojë ënjtjen e sinuseve, duke penguar daljen e mukozës. Kjo mund të çojë në një infeksion të sinuseve. Në qoftë se keni dhimbje të sinuseve, dhimbje në fytyrë dhe sy dhe një mukozë të trashë të verdhë apo jeshile që vazhdon pas një jave, atëherë duhet të vizitoheni tek mjeku që do të përcaktojë nëse keni infeksion.

Çfarë është një infeksion i sinuseve?

Një infeksion i sinuseve është inflamacioni ose ënjtja e sinuseve tuaja. Normalisht, sinuset tuaja janë të mbushura me ajër. Kur sinuset bllokohen dhe mbushen me lëng, atje mund të rriten baktere dhe të shkaktojnë infeksionin. Ky infeksion njihet si sinusit.

Cilat janë simptomat e një infeksioni të sinusit?

Simptomat e një infeksioni të sinusit përfshijnë:
• Sekrecione të trasha, të verdha e me erë të keqe nga hunda;
Presion ose dhimbje në fytyrë dhe sy;
• Dhimbje koke (përgjithësisht në zonën e ballit);
• Bllokim i hundëve;

Pages: 1 2 3