Laparoskopia

Një nga operacionet më të zakonshme të kryera sot është laparoskopi-a.

Kjo procedurë ka qenë kryer kryesisht prej gjinekolog-ëve për investigimin ose trajtimin e pacienteve të tyre. Por tani laparoskopia përdoret për një numër gjithnjë në rritje të procedurave jo gjinekologji-ke.

Laparoskop-i është një instrument i ngjashëm me teleskopin, me një trashësi afërsisht sa të një stilografi të madh. Ai ka një sistem ndriçimi me fibra optike (fibrat optike), që i mundësojnë mjekut të shikojë brenda abdomen-it. Pas një anestezi-e ai futet në abdomen përmes një prerje të vogël, që bëhet zakonisht nën kërthizë. Më pas futet gaz dyoksid karboni (dyoksidi i karbonit) në zgavrën abdominale duke e fryrë atë në mënyrë që përmbajtja e saj të jetë më e lehtë për t’u parë.

Ndonjëherë laparoskopia kryhet si një investigim për të parë se çfarë mund të ketë shkaktuar disa probleme, siç është dhimbja e pelvisi-t dhe mungesa e pjellorisë.

Herë të tjera, ajo kryhet, me ndihmën e instrumenteve të tjerë shtesë të futur përmes prerjes së vogël në paretet e abdomen-it.

Operacionet e kryera në këtë mënyrë mund të përfshijnë sterilizimin e femrave, kullimin e cist-eve në vezore dhe trajtimin e shtatzënisë ektopik-e (shtatzënia ektopike).

Operacionet jo gjinekologji-ke të realizuara në këtë mënyrë përfshijnë heqjen e fshikëzës së tëmthit dhe riparime të hernie-ve.

Avantazh i madh i laparoskopisë është se ajo redukton kohën e shtrimit në spital dhe, meqenëse kërkohen vetëm prerje të vogla, ka shumë më pak dhimbje pas operacionit. Me zhvillimin e teknikave të reja, një numër i madh problemesh që kërkonin më parë ndërhyrje të mëdha kirurgjik-ale mund të trajtohen nëpërmjet një laparoskopi. Tashmë, shumë pacientë largohen nga spitali ditën që i nënshtrohen operacionit dhe mund t’i rifillojnë aktivitetet e tyre normalisht shumë shpejt.