Le të bisedojmë: Katër mënyra për të folur me foshnjën

Në kohën që foshnja juaj fillon të belbëzojë, ja se si duhet që ta ushqeni e ta mbani gjallë bashkëbisedimin me të.

Mund të jetë e vështirë herë pas here që ta mbani gjallë bashkëbisedimin me foshnjën tuaj kur kjo e fundit është shumë e vogël që të mund të përgjigjet. Por është e rëndësishme që të mbahet gjallë biseda me të, ajo ka nevojë të dëgjojë shumë fjalë dhe tinguj në mënyrë që një ditë të mund t’i prodhojë vetë ato (veç kësaj, ajo kupton shumë më tepër nga sa ju mendoni). Ju nuk duhet të pretendoni të bisedoni me të rreth një poezie, por përshkrime të thjeshta të aktiviteteve tuaja të përditshme mund ta zgjasin shumë bisedën me të. Çdo gjë që do të thoni do të jetë mahnitëse për audiencën tuaj prej vetëm një personi, por këto katër gjëra do ta zmadhonin në masë të konsiderueshme repertorin e foshnjës tuaj:

  • Këngët. Të kënduarit ndihmon që të shtohet vetëdija, të kuptuarit që fjalët janë krijuar nga tinguj të dallueshëm që mund të manipulohen dhe të kombinohen. Çdo lloj kënge është e vlefshme në këtë rast. Dhe në qoftë se edhe mund të vallëzoni, keni fituar shumë më tepër pikë!
  • Librat. Përsëri, vetëm fjalët nuk janë dhe aq të rëndësishme se sa fakti i thënies së tyre me zë të lartë në mënyrë që foshnja t’i dëgjojë. Librat për fëmijë, veçanërisht vjershat dhe poemat janë të mrekullueshme (veçanërisht në qoftë se ju i bëni ata pjesë të rutinës së përditshme familjare), por juve mund të lexoni me zë të lartë çfarëdolloj gjëje, librin tuaj të kuzhinës, gazetën apo ndonjë roman.
  • Pyetjet. Rendisni pyetje të ndryshme për të ndihmuar të voglin tuaj, duke e vënë para alternativave për të marrë vendime të vogla. P.sh. “pjeshkë apo banane”, “çorape të verdha apo blu”. Pyeteni se çfarë mendon dhe pastaj prisni seriozisht një përgjigje. Është një praktikë e mirë për vitet e vegjëlisë që ju dëshironi t’i ofroni shansin për të pasur kontrollin e vet mbi gjërat sa herë që është e mundshme.

Pages: 1 2