Lehtesimi i dhimbjeve të shpinës me terapinë e masazhit

Masazhi terapeutik mund të përmirësojë dhimbjet e shpinës duke kryer seanca që zgjasin të paktën 6 muaj (sugjeron një studim).

Një grup i përzgjedhur, prej 400 personash, midis moshës 20-65 vjeçare me dhimbje të shpinës pa ndonjë arsye të identifikueshme, u trajtuan përreth 3 muaj duke marrë një orë masazh një herë në javë (për 10 javë masazh ose kujdes mjekësor të zakonshëm, që shpesh nuk konsiderohet as si trajtim).

Atyre iu ishte ofruaruar terapi masazhi ose masazh relaksim-i, që përfshin një shumëllojshmëri shërbimesh që ndikojnë në çlodhjen e muskujve ose masazh strukturor, të cilët fokusohen në korrigjimin e anomali-ve të indeve të buta.

“Pjesëmarrësit që iu ishte aplikuar një prej llojeve të masazhit, kishin më pak dhimbje dhe ishin të gatshëm për të performuar aktivitetet ditore me më shumë energji, në krahasim me ato që merrnin kujdesin e zakonshëm”, tha autori. Por ato gjithashtu konstatuan, se reagim-et nuk ishin statistikisht të njëjtat një vit më vonë.

“Terapia e masazhit mund të jetë efektive për trajtimin e dhimbjes kronike të shpinës, me seanca që zgjasin për të paktën 6 muaj”, konkluduan kërkuesit amerikanë.

Një kufizim në studim, ishte se pacientët e dinin se çfarë trajtimi do të merrnin, gjë e cila mund të ketë çuar në vetëvlerësimin më të favorshëm nga ata të cilët merrnin kujdesin e zakonshëm,”duke e bërë kështu masazhin terapik që të jetë më superior se ajo që është me të vërtetë”, thanë ata.