Rinit alergjik do të thotë inflamacion i vijave të vrimave të hundës që pasojnë një reaksion alergjik — një reagim i madh i sistemit imunitar (sistemi imunitar) ndaj diçkaje që normalisht nuk është e dëmshme. Substanca që shkakton reagimin alergjik quhet alergjen. Alergjenët më të zakonshëm janë polen-i, pluhuri i shtëpisë, lëkura dhe pështyma e kafshëve shtëpiake, sporet e myqeve, etj.

Për shumë njerëz, alergji-të janë më shumë se një bezdi — ato kanë ndikim serioz në shëndetin e njerëzve. E mira është se për problemet e alergjive ka shumë gjëra që ndihmojnë.

Vetëndihma për alergjitë

Së pari, nëse nuk e keni bërë, bëni një vizitë tek doktori për një diagnozë — sepse ai mund të rekomandojë testimin e përshtatshëm për të identifikuar alergjenin përkatës.

Evitimi ndaj asaj që shkakton alergji-në është rekomandimi më i zakonshëm. Megjithatë, mund të jetë e vështirë që të largohen tërësisht gjëra si pluhuri i shtëpisë nga mjedisi juaj, dhe më shumë kërkime duhet që të bëhen nëse kjo në të vërtetë ndihmon në reduktimin e simptomave. Për ata që mund dhe duan që të ndjekin këtë rrugë, larja një herë në javë e rrobave të krevatit të fjetjes në ujë me temperaturë mbi 55° C, përdorimi i mbulesave antipluhur për krevatet, dyshekët e kolltuqet dhe largimi i lodrave të buta nga dhoma e gjumit mund të ndihmojë në lidhje me alergjinë që vjen nga pluhurat e shtëpisë.

Për ata që janë alergjikë nga kafshët, largimi i tyre i përhershëm nga shtëpia mund të jetë zgjidhja më e mirë — por një kompromis që mund të bëhet është largimi i tyre nga dhoma e gjumit.

Alergjenët që qëndrojnë në ajër, siç është poleni, zakonisht është e pamundur që të pastrohen tërësisht. Megjithatë, qëndrimi në shtëpi gjatë ditëve me nivel të lartë poleni ndihmon mjaft (ditë me erë dhe pas saj që janë kryesisht ditë të këqija), për të evituar ecjen në lëndina dhe larjen pas ekspozimit në mjedis me polen me shumicë.

Pages: 1 2 3