Lëkura e thatë shpesh është karakterizuar si lëkurë e vdekur. Shpeshherë mund të ketë edhe kruarje të moderuar. Këmbët, pjesa e shpinës dhe duart zakonisht janë më të prekurat. Me kalimin e moshës lëkura fillon të humbasë yndyrat dhe bëhet më e thatë. Banjot dhe dushet e zgjatura me ujë të ngrohtë, përdorimi i tepërt i sapunit dhe niveli i ulët i lagështisë rrisin rrezikun e lëkurës së thatë. Gjithashtu, problemi më i madh është gjatë dimrit, pasi qëndrimi para zjarrit ose ngrohëses të mbuluar shpesh me një batanije, mund të ndikojë në thatësirën e lëkurës.

Ndërkohë që shumë njerëz janë koshient ndaj përdorimit të kremrave në fytyrën e tyre, ato shpesh neglizhojnë pjesët e tjera të trupit. Kremrat ndihmojnë për mos-qëndrimin e thatë të lëkurës.

Çfarë mund të bëni për të zbutur lëkurën e thatë?

Nëse ju keni një lëkurë të thatë ju duhet:

  • Të përdorni kozmetikë hipo-alergjike;
  • Të lani më rrallë nëse është e mundur;
  • Të thani mirë lëkurën tuaj pas një banjoje apo dushi;
  • Të përdorni një krem pengues nëse duart tuaja janë në pjesën më të madhe të kohës në ujë;
  • Gjithmonë përdorni një zëvendësues sapuni edhe kur lëkura juaj është në një gjendje të mirë.

Kur duhet të kërkoni këshillën mjekësore?

Ju duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse:

  • Lëkura është e thyer;
  • Lëkura është shumë e skuqur dhe e inflamuar;
  • Personi i prekur është një fëmijë.